LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia vendos masa të reja: Ora policore prej orës 20:00, mbyllen tërësisht objektet hotelerike

Maqedonia vendos masa të reja: Ora policore prej orës 20:00, mbyllen tërësisht objektet hotelerike

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur masa të reja kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Në seancën e sotme Qeveria ka vendosur që prej nesër (e martë), ora policore të fillojë nga ora 20:00 dhe të zgjasë deri 05:00.

Gjithashtu Qeveria ka marrë vendim që të ndalohet tërësisht puna e kafeneve, bareve dhe objekteve tjera hotelerike, njofton Telegrafi Maqedoni.


Qytetarët që do të imunizohen gjatë orës policore, do t’u lejohet arritja në shtëpitë e tyre, nëse do të tregojnë vërtetim se janë vaksinuar.

“Tendencat e reja të epidemiologëve tregojnë se lloji britanik i coronavirusit merr më shumë jetë. Ky lloj infekton më lehtë dhe më shpejtë dhe ka pasoja më të rënda. Nga këto arsye, pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive, vendosëm që masat e reja janë të pashmangshme. Ekziston lodhje serioze tek personeli shëndetësor. Jemi në gjendje më të rëndë që nga fillimi i pandemisë”, tha kryeministri Zaev.

Këto janë masat e reja të Qeverisë së Maqedonisë, do të mbyllen edhe bastoret sportive
Lexo po ashtu Këto janë masat e reja të Qeverisë së Maqedonisë, do të mbyllen edhe bastoret sportive

Ai njoftoi se do të mbyllen edhe klubet e fitnesit, do të anulohen konferencat dhe trajnimet, si dhe do të mbyllen bastoret sportive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Kalo në kategori