Mos pagesat e Qeverisë me kohë, krijojnë efektin zinxhir të borxheve ndaj biznesit privat, qofshin ata për punët e kryera për institucionet shtetërore apo mos kthimi më kohë i TVSH-së nga ana e shtetit, thonë përfaqësuesit e bizneseve private, shkruan gazeta Koha. Sipas tyre, çdo vonesë për pagesa të borxheve që shteti u ka kompanive private apo mosrimbursimi në kohë i TVSH-së, sjell efekte negative ndaj punonjësve për pagat, fitimet dhe sigurimet.
Detyrimet e fshehura deri më tani nga Qeveria paraardhëse, sipas biznesmenit dhe ish kryetarit te Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) Menderes Kuçi, pritet të ndikojnë ndjeshëm në punën e ardhshme të komunitetit të biznesit privat dhe, sipas tij, është koha që kjo gjendje të ndryshojë dhe Qeveria e ardhshme të merr masa, të cilat do të jenë në përputhje me detyrimet apo pagesat ndaj bizneseve private.
“Procesi i vetë-deklarimit të sipërmarrësve që shteti ju ka borxhe të pakthyera për punët e kryera publike të dhëna me koncesion, duhet të jetë transparente nga Qeveria e ardhshme dhe bizneset private, duhet të jenë më të zëshëm dhe të kërkojnë haptas borxhin që qeveria u ka atyre. Jam i vetëdijshëm që deri më sot asnjë kompani private publikisht nuk ka dalë të thotë se shteti i ka borxh kaq para apo se nuk i ka kthyer TVSH-në në kohën e paraparë. Këtë e ka nga frika, sepse më pas këtë kompani do ta vizitojnë inspektorë të dërguar nga Qeveria dhe do të përballen me gjoba të rënda”, tha për Koha, Menderes Kuçi, biznesmen privat.
Nga OEMVP-ja gjithashtu informojnë se firmat private, përveç që kanë probleme me pagesat e borxheve që u ka shteti, ata kanë probleme edhe më kthimin e TVSH-së nga ana e Qeverisë.
“Ne gjithmonë kemi thënë se shteti u vonon pagesat firmave që kanë kryer punë publike për institucionet shtetërore. Nuk kemi të dhëna të sakta se sa është ky borxh. Megjithatë, borxhi është i lartë dhe mund të jetë mes 600 apo 700 milionë euro. Problemi i dytë më të cilin po ballafaqohen shumë firma private është fakti se shteti nuk ua kthen në kohë TVSH-në. Në fakt, në këtë drejtim shteti bënë disa pagesa, mirëpo sipas deklarimeve të anëtarëve tanë kur bëhet fjalë për shuma më të larat të kthimit të TVSH-së në vlerë 2, 3, apo 5 milionë denarë, atëherë rimbursimi i TVSH-së shkon më shumë vonesë”, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?