“Maqedonia Sllavo-Shqiptare”: Provokim, shaka apo qëndrim i njëmendtë?

Analistët mendojnë se përfaqësuesi grek ka mundur ta bëjë këtë propozim si në shaka, por është keqpërdorur nga negociatori i Maqedonisë.
“Mendoj se nuk është ndonjë propozim serioz. Mund të ketë qenë ndonjë formë e shakasë e përfaqësuesit grek Vasillakis e cila në një mënyrë nga pala maqedonase përdoret për të arsyetuar vetveten, duke fajësuar Greqinë dhe për të bindur opinionin në Maqedoni dhe atë ndërkombëtar se Greqia ironizon dhe nuk është serioze në këto bisedime dhe nuk është e interesuar për zgjidhjen e emrit”, thotë ish-deputeti Ismet Ramadani.
Sipas tij, Greqia sillet kështu për t’ia bërë me dije edhe krerëve të Maqedonisë se “sado që vazhdojnë provokimet dhe insistimet për t’i dalë zot historisë antike dhe identitetit antik maqedonas, Athina gjithnjë e më larg do të qëndrojë prej angazhimit serioz për ta zgjidhur problemin”.
Por, ish-diplomati Denko Maleski thotë se “propozimi” grek që doli në takimet e fundit mund të jetë një provokim që ka për qëllim të prishë edhe atë unitet të brendshëm për emrin”.
Ai thotë se Maqedonia duhet të jetë e kujdesshme ndaj këtyre provokimeve dhe liferimit të informacioneve të tilla në opinion vendas, transmeton Zhurnal. /Telegrafi/


















































