LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia sërish bllokon 5 kamionë me perime që vijnë nga Shqipëria

Maqedonia sërish bllokon 5 kamionë me perime që vijnë nga Shqipëria

Pesë kamionë të ngarkuar me kastraveca të fermerëve shqiptarë janë bllokuar në doganën e Bllatës, duke mos u lejuar të hyjnë në Maqedoni.

Reagimi publik është bërë nga Myslim Murrizi – kryetari i Partisë Demokratike të Lushnjës, i cili theksoi se këto perime janë të fermerëve lushnjar, që janë bllokuar në kufi, informon INA.

“Këta janë fotot e 5 kamionëve me mbi 1000 kuintalë kastraveca të fermerëve lushnjarë, të bllokuar mbrëmjen e djeshme në doganën e Bllatës, Peshkopi nga pala maqedonase.Ku është Ministri i Bujqësisë, që vjen vetëm për “show”?”, ka shkruar Murrizi.


Sipas tij, këto prodhimeve kanë mbërritur këtu dje mbasdite, shprehet Murrizi dhe maqedonasit nuk i lejojnë të futen në territorin e tyre në kundërshtim të plotë me marrëveshjen e Organizatës Botërore të Tregtisë por edhe CEFTA.

“Ne nuk kemi Qeveri që të na mbrojë, kurse ata mbrojnë prodhimin e fermerit maqedonas. Edhe pse mundi dhe djersa e fermerit lushnjar po shitet gati me çmim kostoje, 200 lek të vjetra – një kg kastravec serash , nga mospasja shtet që të reagojë në emër të këtyre qytetarëve, as këtë nuk mund ta marrin dot. Nesër këta kthehen ne 1000 kuintalë mbeturina sepse janë perime e jo derrasa apo pllaka që mund të rrinë aty deri kur t;i mbushet mendja maqedonasve. Kush do t’iu kompensojë këto para, mund e sakrificë këtyre fermerëve të braktisur nga shteti?! Turp për të gjithë! Ju që heshtni përpara kësaj situate dramatike për fermerët e Lushnjes dhe të gjithë Myzeqesë,” përfundon Murrizi.

Por ai i ka bërë thirrje edhe autoriteteve të Maqedonisë se pse bllokojnë mallrat e tyre. Kjo ka të bëjë në adresë të ministrisë së Ekonomisë, Driton Kuçi. Kjo ministri pritet që sot të deklarohet lidhur me rastin se a po shkelet shkëmbimi tregtar sipas CEFTA. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori