Në Republikën e Maqedonisë regjistrimi i popullsisë nuk është bërë që nga viti 2002. Еdhepse disa herë është përmendur, akoma nuk ka asnjë vendim konkret në këtë drejtim. Të pyetur pse Maqedonisë i duhet regjistrimi i popullsisë, njohësit e çështjeve shëndetësore deklaruan se regjistrimi duhet të bëhet domosdoshmërisht, pasi në të kundërt të gjitha planifikimet janë të cunguara, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas neurologut, Arben Taravari regjistrimi i popullsisë është bazë për projektet për zhvillimin e shëndetësisë. Ashtuqë në mungesë të regjistrimit, planifikimet shëndetësore janë të hendikepuara.
“Është standard botëror që çdo 10 vjet të ketë regjistrime të popullatës. Qëllimi i këtij regjistrimi është që të regjistrohen zhvillimi dhe trende të ndryshme të popullatës në shtete, regjione dhe kontinente te caktuara. Çdo shtet normal këto numra mandej i shfrytëzon për planifikim të zhvillimit të arsimit, ekonomisë, shêndetsisë, po edhe segmenteve tjera në shoqëri.”-sqaroi Taravari.
Ai më tej deklaron se “në Maqedoni tash më 16 vjet nuk ka pasur regjistrim të popullatës dhe normalisht ky është nje hendikep për popullatën në këtë shtet e veçenarisht për njerëzit që bëjne planifikime për zhvillim të projekteve të caktuara në të ardhmen e mesme dhe të largët, këtu përfshirë edhe arsimin dhe shëndetsinë.”
“Projektet në zhvillimim e Shëndetit publik janë veçenarisht të bazuara në regjistrimet e parametrave të ndryshme që dalin nga regjistrimi i popullatës. Në këtë drejtim Maqedonia për shakak të mungesës së nje regjistrimi të mirfilltë në 16 vitet e fundit, është e hendikepuar. Të gjitha planifikimet shëndetsore janë të cunguara për arsye të pamundësisë për të bërë projeksione reale të dukurive dhe fenomeneve posaçerisht në shëndetësi.”
Nga Qendra Maqedonase për Arsim Evropian, Lupço Petkovski theksoi për Portalb se është turp që për interesat e elitës politike anashkalohet nevoja për regjistërim të popullsisë. Ai theksoi se regjistri i popullsisë duhet të bëhet patjetër, pasi është i rëndësishëm për përpilimin e të gjitha politikave, përfshirë edhe shëndetësinë.
“Regjistrimi është i nevojshëm për përpilimin e cilësdo politike, aty janë të dhënat më të mira që ekzistojnë. Për secilën politikë kyçe është i rëndësishëm, edhe për shëndetësinë. Si do ta dinim ne se sa ka njerëz të rritur, si është struktura e pleqërisë, e cila është një nga çështjet kryesore në shëndetësi?! Si do ta dinim sa specialistë të ndonjë lëmie të caktuar janë të nevojshëm të punësohen në një qytet?! Ndoshta ka edhe mënyra tjera, megjithatë regjistrimi i popullsisë është mënyra më e mirë që kjo të dihet.”-u shpreh Petkovski.
Mw tej, Petkovski thotë se “në bazë të përqindjeve të regjistrit të dijmë sa jemi, si jemi, çka jemi. Të shihet ku harxhohen paratë, çfarë duhet të jenë prioritetet… gjithçka tjetër është një përrallë. Më duket se ajo që bëhet tani është shumë joserioze, për shkak të interesave politike është vendosur të anashkalohet regjistrimi i popullsisë dhe ja nuk flitet aspak pët të.”
“Regjistri duhet të bëhet patjetër, ata dëshirojnë të politizojnë dhe ta vendosin vetëm në kontekst të çështjes etnike, megjithatë kjo, sipas meje, është tejkaluar. Nuk mundet e drejta të problematizohet për shkak të numrave. Por elitave tona politike, me sa duket, si asaj maqedonase ashtu edhe asaj shqiptare në pushtet iu konvenon nga kjo të bëjnë përrallë dhe të luajnë me frikën e njerëzve dhe ndonjë urrejtje nga e kaluara, paragjykime, stereotipe e kështu me radhë. Megjithatë kjo duhet patjetër të tejkalohet, askush nuk do të na konsiderojë si shtet serioz derisa këtë nuk e bëjmë, është turp që asgjë nuk bëhet në këtë drejtim.”-deklaroi Petkovski.
Sipas tij, regjistrimi i popullsisë me kryqëzim të regjistrave është e mirë dhe ka disa shtete që e bëjnë regjistrimin në këtë mënyrë konvencionale, klasike, tradicionale. Por teza që qeveria do t’i përmirësojë regjistrat për disa ditë, pasi kanë blerë softuerë është absolutisht një manipulim i rëndë, sepse duhet kohë “Ky ishte proces që konkretisht 30 vite zgjati në vendet skandinave”-kujtoi ai.
Ndryshe, Regjistri i popullsisë është sistem i të dhënave për qytetarët e një vendi, i cili për qëllim të saktësisë bëhet çdo 10 vjet. Ai përmban të dhëna relevante të nevojshme për planifikim të programeve qeveritare në sfera të ndryshme. Përfshin të dhënat elementare si: data dhe vendi i indjes, gjinia, data dhe vendi i vdekjes, shtetësia/shtetësitë, statusi martesor; por edhe të dhënat shtesë, siç janë: përkatësia etnike, niveli arsimor, profesioni etj./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!