Maqedonia mori borxh të ri, për të kthyer borxh të vjetër

159:"Wads of euro banknotes are stacked in a pile at the GSA Austria (Money Service Austria) company's headquarters in Vienna July 22, 2013. REUTERS/Leonhard Foeger 15:"LEONHARD FOEGER
Edhe sot qeveria e Maqedonisë mori hua prej 7.3 milion euro nga kreditorët e brendshëm, përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas obligimeve të kthimit të borxhit, qeveria nesër do të kthejë një shumë identike. Përfshirë çerekun e dytë të këtij viti, borxhi publik është 4.2 miliard euro, ose 45% e bruto prodhimit të brendshëm.
Ky kriter e vendos Maqedoninë në vendet ekonomike me borxh të moderuar, por me prirje në rritje të borxhit publik, që është cekur edhe në raportin e fundit të agjencisë kreditore ''Fich''./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































