Maqedonia është vend me bukuri natyrore të jashtëzakonshme, me mundësi impresive për pushim, zbavitje dhe aventurë.
Vend i çudirave natyrore që ju fton të zbaviteni në bollëkun e ngjyrave të ndryshme – ngjyra e kaltër e pafund e liqeneve, gjelbërimi i pyjeve të dendura, ngjyrat e ngrohta të luginave të larme në pranverë ose e bardha e madhërishme e borës gjatë dimrit.
Sezoni dimëror në Maqedoni me peizazhe idelike të borës
Ski dhe snoubording
Rrëshqitja me ski në Republikën e Maqedonisë është sport i njohur, që e gëzon popullata lokale si dhe turistët e huaj. Maqedonia ofron kushte të mira klimatike për këtë sport. Skiimi i alpeve dhe nordik është ngjarja kryesore e cila mbahet për promovimin e bukurive të maleve të Maqedonisë.
Ngjarje të rrëshqitjes me ski në Maqedoni
Ekzistojnë dy ngjarje tradicionale, që janë në organizim të punëtorëve të Maqedonisë për rrëshqitje me ski. Turneu memorial i Mavrovës dhe Turneu Ndërkombëtar i Alpeve për Skiim, gjithashtu është i njohur edhe si kull i Malit Sharr, janë dy ngjarjet më të njohura në Maqedoni, që i organizojnë bashkësia lokale Bistra dhe Kodra e Diellit, në mënyrë përkatëse. Rrëshqitja dhe ski dhe snoubordingu janë sporte të cilat janë shumë të njohura në Maqedoni. Mund të bëni ski dhe të snoudording në disa vende siç janë Mavrova, Mali Sharr, Kozhuv, Pelisteri dhe Krusheva.
Qenda për ski dhe snoubording
Qendrat e njohura për ski në Maqedoni janë Mavrova, Kodra e Diellit, Krusheva dhe Pelisteri, ndërsa Agjencitë turistike maqedonase tashmë kanë paketa për vizita njëditore dhe më shumë ditore për çdo destinacion duke përfshirë ski dhe bording.
Ski qendra Zare Llazarevski – Mavrovë
Mavrova është e njohur me njërën nga ski qendrat më të njohura në Maqedoni, Zare Llazarevski, që e është vendosur në kodrën e malit Bistra. Liqeni i bukur i Mavrovës i rrethuar me male të larta ofron mundësi të shkëlqyeshme për turistët të cilët do të vendosin që pushimin dimëror ta kalojnë këtu.
Qyteti turistik Kodra e Diellit, është i vendosur në zemrën e vargut të Malit Sharr me lartësi mesatare mbidetare prej 1700 metra. Për shkak të asaj që karakterizohet me një numër të madh të ditëve me diell, në periudhën e verës paraqet vend fillestar për ngjitje malore dhe shëtitje peizazhet pikturuese, ndërsa tereni është ideal edhe për dashamirët e biçikletave. Çdo verë këtu mbahet maraton malor i çiklizmit. Ujërat e Sharit.. Kodra e Diellit karakterizimin e saj më të madh e ka me atë që gjysma e vitit është e mbuluar me borë.
Këtu bie borë prej nëntorit deri në maj dhe me bukuritë e saj qetësuese i fton të dashamirët e sporteve të dimrit. Këtë qendër rekreative sportive më të vjetër dhe më të njohur dimërore në Maqedoni e zbukurojnë terrenet e mrekullueshme për ski me sipërfaqe prej 35 km2. Kodra e Diellit disponon me disa rrugica për ski, tre të homogjenizuara sipas standardeve të FIS, dy teleferikë dhe nëntë ski -ashensorë, me kapacitet për 8000 skiatorë në orë. Në kohën e fundit, Kodrën e Diellit e vizitojnë më shumë dashamirë të snoubordit edhe për ski ekstrem. Në këto rrugica mbahet edhe Kupa tradicionale e Malit Sharr në slalomin gjigant dhe slalom.
Turne për ski – Free ride skiing
Në territorin e parkut në veçanti në malet Bistra, Korab dhe Kërçin ekzistojnë kushte ideale për turne dhe ski fri rajd, që janë hit botëror. Parku Nacional, Mavrovë dhe Kodra e Diellit punojnë në sigurimin e kushteve ideore për turistët të cilët i shfrytëzojnë këto rrugë në të ardhmen.
Duke u nisur nëpër Maqedoni natyra ju befason në çdo moment me kushte ideore për sporte të ndryshme dhe aktivitete rekreative, duke ju ofruar përvoja të vetme larg përditshmërisë.
Për më shumë informata na vizitoni në këtë link: www.macedonia-timeless.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze