Maqedonia është radhitur e fundit në rajon sa i përket lirisë së mediave, sipas raportit më të ri të organizatës, “Reporterët pa kufij”. Në bazë të radhitjes në nivel botëror, Maqedonia ka shënuar përmirësim për gjashtë vende, por ajo edhe më tej ndodhet në grupin e shteteve ku mediat janë në gjendje të rëndë.
Nga vendi i 118-të ajo tani ndodhet në vendin e 111-të, por Biljana Petkovska, nga Instituti Maqedonas i Mediave, thotë se ky rezultat nuk ka të bëjë me ndonjë përmirësim të gjendjes së mediave, por më tepër me shtetet tjera që kanë shënuar rënie të theksuar duke i lënë vendin e tyre Maqedonisë.
“Për fat të keq Maqedonia edhe këtë vit është më se keqi e radhitur në rajon edhe pse sipas raportit ka një përmirësim të papërfillshëm prej gjashtë vendeve, por kjo nuk ka të bëjë me ndonjë përparim të mediave të këtushme për me rënien e lirisë së shprehjes në vende tjera. Ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë, e të cilët tani më dihet, si ndikimet politike, presionet, korrupsioni e kështu me radhë”, thotë Petkovska.
Në raport thuhet se Maqedonia është “Fëmija i prapët në Ballkan” para se gjithash për shkak të gjendjes së rëndë sa i përket sundimit të së drejtës dhe pasigurisë politike, e cila siç thuhet, ndikon në punën e gazetarëve ndërsa përmend edhe presionin nga ana e partisë qeverisëse që çon edhe në vetcensurë.
“Maqedonia shënon rënie pas garniture qeverisëse nuk heq dorë nga kontrolli mbi lajmet, apo në përgjithësi nga kontrolli mbi punën e mediave dhe margjinalizimin e profesionalizmit, të gazetarisë kritike e kështu me radhë. Përkeqësimi në raportimin e mediave ka të bëjë edhe me pagesën e gazetarëve, pasi ne jemi shteti me të ardhurat më të ulëta të gazetarëve në rajon. Gazetarët këtu kanë më së paku të drejta dhe ndërsa edhe vetcensura është në nivelin më të lartë”, thotë Tamara Çausidis, kryetare e Sindikatës së gazetarëve në Maqedoni.
Komunikologët ndërkohë theksojnë edhe rolin negativ që sipas tyre po luajnë media të caktuara në tensionimin e gjendjes në Maqedoni.
Sefer Tahiri, profesor në fakultetin e shkencave të komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore, thotë se edhe ky fakt ka ndikuar që liria e mediave dhe besimi në to të shënoj rënie.
“Në këtë situatë kur kemi krizë të madhe politike dhe kur gjendja e sigurisë është e tensionuar, ne ballafaqohemi me një fenomen që ka të bëjë me nxitjen e tensioneve dhe në një farë mënyre të emocioneve politike dhe etnike dhe me këtë ato po kontribuojnë në tensionimin e situatës në vend që të jetë e kundërta”, thotë Tahiri.
Rënia e lirisë së mediave në Maqedoni është theksuar edhe në raportet e organizatave tjera ndërkombëtare. Sipas raportit të fundit të Freedom House Maqedonia tani ndodhen në kategorinë e shteteve jo të lira një vlerësim ky më i ulët se në vitin 2001 kur Maqedonia u përball me një konflikt të armatosur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova