LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut do të ndihmojë Ukrainën me përvojën e saj në procesin e integrimit evropian

Maqedonia e Veriut do të ndihmojë Ukrainën me përvojën e saj në procesin e integrimit evropian

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte takim me ambasadoren e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut, Larisa Dir, në fokus të së cilës ishin çështjet që kanë të bëjnë me integrimin evropian dhe bashkëpunimin bilateral.

Ministri Murtezani, siç thuhet në njoftim, theksoi mbështetjen e fuqishme të Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe popullit ukrainas, në kontekstin e agresionit ushtarak rus, duke theksuar harmonizimin tonë të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian. Njëherit, Murtezani përshëndeti vendimin pozitiv të Unionit për statusin kandidat të Ukrainës për anëtarësim në BE.

“Bashkëbiseduesit shprehën shpresë për progresin e suksesshëm të përbashkët të të dyja vendeve në rrugën euro-integruese, për çka ministri Murtezani potencoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut ti ndajë përvojat e saj lidhur me negociatat aderuese të skriningut, harmonizimit të legjislacionit me të drejtën e BE-së, përgatitjen e versionit nacional të Acquis-it evropian, koordinimin e IPA fondeve dhe të ngjashme”, njoftojnë nga Ministria për Çështje Evropiane.


Në takim, shtojnë nga atje, u diskutua edhe për bashkëpunim të mundshëm në kontekst të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira, përmes Memorandumit për bashkëpunim për temat lidhur me euro-integrimet, me iniciativë të palës maqedonase. Dir dhe Murtezani riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, duke iu referuar modaliteteve për përforcimin e dialogut politik, marrëdhënieve ekonomike dhe mundësive për investime duke pasur parasysh situatën në Ukrainë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori