LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut shteti i vetëm me masa rigoroze gjatë hyrjes në vend

Maqedonia e Veriut shteti i vetëm me masa rigoroze gjatë hyrjes në vend

Ndonëse autoritetet shtetërore paralajmëronin hapje të koordinuar të kufijve me shtetet e rajonit, mbetëm shteti i vetëm në rajon, për të mos thënë në gjithë kontinentin, me kufij të hapur por me masa rigoroze në fuqi.

Përderisa personave që hyjnë në shtetet e tjera eventualisht mund t’iu matet temperatura në kufi, për kryeministrin, Oliver Spasovski është akoma e logjikshme që të gjithëve që hyjnë në territorin e vendit tonë t’iu kërkohet test negativ PCR dhe deklaratë për vetë-izolim 14 ditor. Spasovski megjithatë thotë se së shpejti do të diskutohet për heqjen e këtyre masave.

“Logjika është të mos hyjmë në rrezik, e dini se në shtetin tonë sëmundja erdhi nga Italia. Është plotësisht logjike të mos kemi rrezik dhe të bëjmë çmos që ta zvogëlojmë atë rrezik. A mendojmë për heqjen e këtyre masave? Po, mendojmë dhe së shpejti do të flasim edhe për këtë”, deklaroi kryeministri teknik, Oliver Spasovski.


Vendimi i fundit i Qeverisë për hapjen e të gjitha pikave kufitare shkaktoi huti në opinion dhe reagimin e partive opozitare, sipas të cilëve derisa do të vazhdojë të vlejë rregulli “Pa test negativ, në karantinë shtetërore”, nuk ka asnjë dallim nëse kufijtë shtetërorë hapen ose jo. Madje turistët e huaj të cilët tranzitojnë kushtëzohen që për 5 orë ta lëshojnë vendin./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Kalo në kategori