Përzgjedhësi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoja Milevski, e shpalli listën e futbollistëve për dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.

Maqedonia e Veriut do të ndeshet kundër Ishujve Faroe (7 shtator) dhe Armenisë në Shkup (10 shtator), në përballjet për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, njofton Telegrafi.


Në listën e trajnerit Blagoja Milevski për dy ndeshjet janë ftuar 26 lojtarët, ku shtatë nga ta janë shqiptarë.

Grumbullimi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut është caktuar për 2 shtator në Shkup.

Lojtarët shqiptarë të ftuar nga Milevski: Visar MUSLIU – Paderborn (Gjermani), Ezxhan ALIOSKI – Al Ahli (Arabia Saudite), Ahmed ILAZOVSKI – Hvidovre (Danimarkë), Enis BARDHI – Trabzonspor (Turqi), Agon ELEZI – Bochum (Gjermani), Isnik ALIMI – Sepsi (Rumani), Lirim QAMILI – Sonderjyske (Danimarkë) /Telegrafi/

telegrafi sport app