Maqedonia e Veriut në Bruksel filloi skriningun bilateral për Kapitullin 1 – “Lëvizja e lirë e mallrave”

Sot në Bruksel filloi skrining takimi bilateral për Kapitullin 1, “Lëvizja e lirë e mallrave” që është pjesë e klasterit të dytë “Tregu i brendshëm”. Delegacionin e Maqedonisë së Veriut e kryeson zëvendës-kryenegociatorja e Maqedonisë së Veriut me BE-në, Drita Abdiu-Halili e cila theksoi progresin dhe reformat e zbatuara për këtë kapitull, me aktivitete konkrete.
Siç bëri të ditur Sekretari për Çështje Evropiane (SÇE), bisedimet me Bashkimin Evropian do t’i mënjanojnë të gjitha pengesat në sferën e tregtisë.
“Duke respektuar detyrimet e shumta nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA), që nga viti 2009 kemi miratuar një Strategji gjithëpërfshirëse horizontale për Lëvizjen e Lirë të Mallrave dhe kemi zbatuar plotësisht një Plan Veprimi për përputhjen me nenet 34-36 të TFBE, i cili rezultoi me gjithsej 42 akte ligjore që u identifikuan si masa me efekt ekuivalent të kufizimeve sasiore të cilat u shfuqizuan apo ndryshuan deri në vitin 2016. Aktualisht, me mbështetjen e asistencës teknike të BE-së, në kuadër të projektit IPA “Përforcimi i tregut të brendshëm”, filluam me përgatitjen e një strategjie të re, e përditësuar me Acquis-në më të fundit dhe rifilluam një shqyrtim gjithëpërfshirës të legjislacionit përkatës nga aspekti i shkaktimit të pengesave jo-tarifore në tregti, me qëllim përgatitjen e një plani të ri aksionar me afate për mënjanimin e këtyre pengesave”, theksoi mes tjerash në fjalën e saj zëvendës kryenegociatorja Drita Abdiu-Halili.
Ajo gjithashtu tha se kemi ende punë për të bërë në fushën e këtij kapitulli dhe se nevojiten reforma më thelbësore, duke potencuar se padyshim hapja e kapitujve në kohë të negociatave për anëtarësim të plotë në BE, si dhe ndihma e vazhdueshme nga Komisionin Evropian, do ta japin nxitjen e duhur për zbatimin më të thellë dhe me efikas në reforma lidhur me lëvizjen e lirë të mallrave.
“Lëvizja e lirë e mallrave është një nga katër liritë themelore të BE-së. Parimi i lëvizjes së lirë të mallrave nënkupton që produktet të cilat prodhohen në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian mund të qarkullojnë lirshëm edhe në shtetet tjera përbrenda tregut të vetëm të BE-së. Tregu i vetëm i BE-së u themelua 30 vite më parë, numëron 415 milionë konsumatorë dhe përbën 18% të ekonomisë së përgjithshme botërore. Shkëmbimi tregtar i mallrave mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian kap vlerën e mbi 10 miliardë euro, respektivisht 5,2 miliardë euro import të mallrave nga vendet e BE-së dhe 5 miliard euro eksport të mallrave nga vendi ynë për në vendet e Bashkimit Evropian. Legjislacioni i harmonizuar evropian mbi produktet, i cili duhet të transpozohet, përfaqëson pjesën më të madhe të acquis. Për më tepër, është thelbësore të ekzistojnë kapacitete të mjaftueshme administrative për të njoftuar kufizimet në tregti dhe për të zbatuar masat horizontale dhe procedurale në fusha të tilla si standardizimi, vlerësimi i konformitetit, akreditimi, metrologjia dhe mbikëqyrja e tregut”, bën të ditur SÇE.
Prezantimet e ekipit negociues për Kapitullin 1, “Lëvizja e lirë e mallrave” do të vazhdojnë për 4 ditë me radhë, kurse të premten fillon skriningu bilateral për kapitullin e katërt “Lëvizja e lirë e kapitalit”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit