LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut i dhuron tanke Ukrainës

Maqedonia e Veriut i dhuron tanke Ukrainës

Pasi në rrjetet sociale janë paraqitur pamje nga transporti i disa tankeve, Ministria e Mbrojtjes për “360 shkallë” njofton se kjo po bëhet për shkak të donacionit që vendi jonë po ja jep Ukrainës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Mbrojtjes thonë se bëhet fjalë për tanke të gjeneratës së tretë, të cilat me zhvillimin e teknologjisë në pak vite do të jenë jokonkurruese dhe të papajtueshme me kërkesat tona për furnizimin e një platforme perëndimore dhe përveç kësaj do të shpenzohen para për shkatërrimin e tyre në vend, që siç thonë ata, është një aktivitet i papërshtatshëm për Ushtrinë tonë.

Maqedonia e Veriut po i dhuron tanke Ukrainës, e cila u ka kërkuar partnerëve perëndimorë dhe NATO-s të ndihmojnë me pajisje ushtarake.


Nga Ministria e Mbrojtjes shtojnë se në përputhje me vendimet e qeverisë, në disa raste Ukrainës i janë dhuruar pajisje ushtarake dhe se kjo është bërë në koordinim me aleatët, duke përsëritur se Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s respekton integritetin territorial, sovranitetin dhe të drejtën e vetëmbrojtjes së Ukrainës, si dhe se dënon ashpër agresionin rus./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori