LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dhe BeH-ja të përkushtuar për bashkëpunim në sferën e sigurisë

Maqedonia dhe BeH-ja të përkushtuar për bashkëpunim në sferën e sigurisë

Këmbim i përvojave në rrugën drejt anëtarësimit me të drejta të barabarta në NATO, realizimi i stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit të mirë në fushën e arsimit ushtarak, ishin tema në të cilat biseduan ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë dhe i Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Jolevski dhe Marina Pendesh, në takimin e sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Krenar jam që kadetët nga Bosnja e Hercegovina janë pjesë nga Akademia ushtarake në Shkup, e cila është institucion i vlerësuar lart në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon”, theksoi ministri Jolevski në takim.

Ai shtoi se një nga prioritetet e Ministrisë është edhe zhvillimi i vazhdueshëm i arsimimit ushtarak, ndërsa pjesë e asaj është edhe themelimi i Universitetit të ri për siguri dhe mbrojtje kombëtare “Damjan Gruev”.


Ministrja Pendesh theksoi se është e kënaqur nga niveli i lartë i bashkëpunimit dhe kontakteve të përforcuara mes dy ministrive dhe dy armatave. Mbështetja e ndërsjelltë e hapur për anëtarësim në Aleancë tregon, tha ajo, se bëhet fjalë për dy vende miqësore që kanë qëllime të sinqerta në shprehjen e mbështetjes për arritjen e qëllimeve staregjike, si integrimi euroatlantik.

Republika e Maqedonisë dhe Bosnja e Hercegovina në fushën e mbrojtjes bashkëpunojnë që nga viti 2006 kur edhe u nënshkrua edhe Memorandumi për bashkëpunim. Aktualisht në Akademinë ushtarake shkollohen nëntë kadetë nga Bosnja e Hercegovina e cila është jashtëzakonisht aktuale edhe në projektin ndërkombëtar “Kampi veror” që mbahet çdo vit në Republikën e Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Gjendet fortifikimi në fshatin Rreja e Velës në Rubik, çka u zbulua pas lajmërimit nga një banor i zonës?

Gjendet fortifikimi në fshatin Rreja e Velës në Rubik, çka u zbulua pas lajmërimit nga një banor i zonës?

Lajme
Kalo në kategori