LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, web – aplikacion online ku punëtorët mund t’i shohin të drejtat e tyre

Maqedoni, web – aplikacion online ku punëtorët mund t’i shohin të drejtat e tyre
Ilustrim

Të drejtat e punëtorëve, të drejtat për kompensim, mungesa në punë dhe të ngjashme, mund të gjenden në faqen e re të internetit www.rabotnickiprava.mk, e cila është e lëshuar në përdorim që punëtorët t’i dinë të drejtat e tyre.

Qëllimi është që, punëtorët në mënyrë më të lehtë të kenë qasje deri te të drejtat e tyre. Gjithashtu, me këtë, punëtorët do të mund të edukohen dhe informohen për të drejtat e tyre, se si shpejtë të reagojnë dhe të mbrohen.

Ueb – faqja është aktivitet i përbashkët i të gjitha organizatave sindikale në Maqedoni, Federata e Sindikatave të Maqedonisë, Konfererada e Sindikatave të Lira të Maqedonisë dhe Unioni i Sindikatave të Pavarura dhe Autonome. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e projektit “Përparim të dialogut social”, ndërkaq është realizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës – MOT, njofton Portalb.


Faqja është e ndarë në disa kategori, me qëllim që shfrytëzuesit më lehtë dhe më shpejtë të mund t’i gjejnë informatat e nevojshme. Diskriminimi, mobing, marrëveshje kolektive, e drejta e pushimit, rroga, janë vetëm një pjesë e temave të cilat janë të vendosura në faqen kryesore. Për t’u theksuar është edhe pjesa me pyetje më të shpeshta, ku punëtorët mund të informohen nga përvojat e huaja dhe të inkurajohen dhe t’i japin pyetjet e tyre me qëllim që të zgjidhen problemet e caktuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Shëndetësi
Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Lajme
Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Lajme
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori