LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Thatësira “kërcënon”, numri i bletëve po zvogëlohet

Maqedoni: Thatësira “kërcënon”, numri i bletëve po zvogëlohet

Në korrik dhe gusht të këtij viti bota e bimëve ishte pothuajse e vdekur, nuk kishte lule. Kjo ndikon negativisht te bletët, në zhvillimin e tyre, ndërpritet pjellshmëria, bletët e vjetra vdesin, nuk ka të reja, ndërsa numri i familjeve zvogëlohet, shprehen bletarët duke folur për ndikimin e ndryshimeve klimatike në bletari.

Ndryshimet klimatike ndikojnë në prodhimin e mjaltit, ato veçanërisht nuk janë të përshtatshme për bletët, thonë bletarët. Sipas tyre, ndryshimet që pasohen nga vera të thata e shumë të nxehta, me reshje shumë të ulëta në vjeshtë dhe pranverë dhe me reshje jashtëzakonisht të ulëta të borës në dimër, reflektohen edhe në bletari.

“Me këto ndryshime problemi i bletarisë nuk pasqyrohet vetëm në rendimentin e mjaltit, nëse është vetëm kjo, atëherë problemi nuk është edhe aq i madh, problemi më i madh është rritja e vdekshmërisë së bletëve gjatë dimrit, si rezultat i mungesës së kullotave gjatë verës. Në korrik dhe gusht të këtij viti bota e bimëve ishte pothuajse e vdekur, nuk kishte lule. Kjo ndikon negativisht te bletët, në zhvillimin e tyre, ndërpritet pjellshmëria, bletë të vjetër vdesin, nuk ka të reja, numri i familjeve të bletëve zvogëlohet”, deklaroi për KOHA, Ilço Kostadinovski nga Shoqata e bletarëve “Matica” dhe pronar i bletarisë “APIKA” nga Vinica. Ai thekson se rendimentet janë ulur, por bletarët duhet të përkushtohen në mbrojtjen e bletëve, në mënyrë që t’i shpëtojnë ata në këtë kohë të vështirë të ndryshimeve klimatike.


Driton Dikena nga Shoqata “Qyteti Bletëve” thotë se duke e parë lidhjen e ngushtë të bletës me kushtet klimatike, mund të konstatohet se ndryshimet e fundit në klimën botërore, drejtpërdrejt ndikojnë mbi biologjinë dhe filozofinë e bletëve, si dhe në sjelljen e tyre, riprodhimin dhe ciklin e jetesës. “Ndryshimet klimatike çojnë në atë drejtim sa që janë duke e prishur ekuilibrin e bletës dhe lules. Ndryshimet e shpeshta të temperaturës gjatë ditës apo për një periudhë kohore, javë ose muaji, bëjnë që bleta të mos mund të organizohet te mbledh nektarin nga lulja, ku ushqimi kryesor i zhvillimit të kolonisë së bletës, nektari, vihet në rrezik”, deklaroi për “Koha”, Driton Dikena, nga Shoqata “Qyteti i bletëve”.

Nga ana tjetër ekspertët vlerësojnë se bletët e mjaltit janë të kërcënuar nga shpërthimi i sëmundjeve të reja për shkak të migrimit të disa shkaqeve të sëmundjes nga klimat tropikale në ato të buta përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. “Bletarët duhet të monitorojnë më nga afër dhe çdo ndryshim të pazakontë në familjet e bletëve duhet ta raportojnë në shërbimet kompetente veterinare”, thonë për KOHA, nga Fakulteti i studimeve të Bujqësisë dhe ushqimit në Shkup. Për tu përballuar me ndryshimet klimatike dhe mungesën, gjithnjë e më shumë të bimëve me të cilat ushqehen bletët, bletarët besojnë se do të ishte mirë që të mbillnin akacie, faselie, hikërror, panxhar sheqeri etj, me qëllim që ruhet kualiteti i mjaltit, si dhe të parandalohen kërcënimet nga ndryshimet klimatike. Përndryshe, bletarët e Maqedonisë së Veriut, plasmanin e mjaltit e bëjnë vetëm se në tregun vendor, ndërsa për eksport ata thonë se kanë nevojë edhe për mbështetje nga autoritetet./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori