LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, të enjten do të merret vendim për kufizime të reja në komunat ku ka më së shumti të infektuar

Maqedoni, të enjten do të merret vendim për kufizime të reja në komunat ku ka më së shumti të infektuar

Të enjten do të merret vendim nëse do të ketë masa kufizuese për komunat Çair, Saraj dhe disa pjesë të Shkupit ku ka të infektuar me coronavirus, si dhe kufizim të lëvizjes gjatë fundjavës kur ka fetë fetare. Këtë e bëri të ditur ministri Filipçe.

Ai tha një vendim i tillë mund të vijë më vonë deri të enjten për shkak se e premtja është ditë pushimi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Vendimi do të vijë më së voni deri të enjten, për shkak të e premtja është ditë pushimi dhe mund të ndodhë që qytetarët të mos i respektojnë masat. Do t’i shohim mirë rajonet dhe disa lagje dhe do të bisedojmë me MPB-në. E dimë se është e komplikuar në Shkup, dhe dallon nga Dibra dhe Kumanova”, tha ministri Filipçe.


Ai potencoi se dihet se nga cilët klasterë vinë të infektuarit e rinj dhe se bëhet fjalë për 10 familje që tashmë dihen./Telegrafi/