LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sot dita e dytë e debatit për propozim-buxhetin për vitin 2023

Maqedoni, sot dita e dytë e debatit për propozim-buxhetin për vitin 2023

Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet sot duhet të vazhdojë diskutimin për Propozim-buxhetin për vitin 2023. Komisioni ka nisur pardje debatin dhe sot është i dyti nga 10 ditët e planifikuara për diskutim.

Në buxhetin e propozuar për vitin e ardhshëm rritja është parashikuar në 2.9 për qind, ndërsa inflacioni 7.1 për qind.

Të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8 për qind në krahasim me vitin 2022, kurse shpenzimet në nivelin prej 324,8 miliardë denarë ose janë 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022. Deficiti buxhetor është në nivelin 4.6 për qind të PBV-së së planifikuar. Për shpenzime kapitale, nga ana tjetër, janë planifikuar 48,9 miliardë denarë, ose rreth 52,3 për qind më shumë se plani për vitin 2022.


Nga të gjitha partitë politike kanë dorëzuar 263 amendamente, prej të cilave rreth 200 janë të OBRM-PDUKM-së, nga ku kanë vlerësuar se qeveria ka propozuar buxhet të pazhvilluar, joreal dhe inflacionist.

Sipas Qeverisë, megjithatë, buxheti i propozuar parashikon para për të përballuar pasojat e krizës energjetike dhe inflacionit të shtuar, të gjitha detyrimet e shtetit do të shlyhen rregullisht dhe do të mbështeten reformat dhe proceset integruese evropiane të vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori