LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sërish kontrolle në një tjetër rrjet të madh supermarketesh

Maqedoni, sërish kontrolle në një tjetër rrjet të madh supermarketesh

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka hyrë në një tjetër zinxhir të madh supermarketesh. Po shqyrtohet i gjithë dokumentacioni dhe kontrollohet nëse respektohen rregullat e reja të tregtisë.

Nëse inspektorët konstatojnë se ndonjë tregtar nuk i bindet vendimit të qeverisë për të shitur ushqimet bazë pa TVSH, do të gjobiten në përputhje me rrethanat.

“Për momentin nuk bëhet i ditur emri i kompanisë, por drejtorja e DAP-it Sanja Lukarevska në “Magazinën Ekonomike” tha se kontrollet nuk do të ndalen dhe të gjithë tregtarët do të kontrollohen në detaje.


“Duhet të bëjmë analizat e duhura për të parë se për sa objekte bëhet fjalë, sepse çdo objekt është i ndryshëm, me tatimpagues të ndryshëm. Dhe ne duhet të kemi numrin ose burimet që kemi në dispozicion në të ardhmen”, tha Sanja Lukarevska, drejtoreshë e DAP-it.

Gjatë javës së kaluar, Inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike ka hyrë në dy rrjete të mëdha supermarketesh, por sipas informacioneve janë kontrolluar edhe mishtoret, furrat e bukës, restorantet e brumërave dhe dyqanet më të vogla për respektimin e masave të qeverisë për tregtinë.

Pra, produktet ushqimore bazë në vend të 5% kanë TVSH 0%, e cila vlen për bukën, miellin, vajin, qumështin, mishin e freskët, orizin dhe vezët. Deri më tani, disa prej tregtarëve, nga ana e DAP-it, janë gjobitur nga 150 e deri në disa mijëra euro, varësisht nga madhësia e tregut./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori