LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sektori i gastronomisë pa punëtorë të mjaftueshëm

Maqedoni, sektori i gastronomisë pa punëtorë të mjaftueshëm

Sezonin veror ka shteruar personelin e objekteve gastronomike në vend. Vendet bregdetare të rajonit janë destinacionet e kamerierëve, kuzhinierëve dhe pritësve të objekteve hotelierike dhe restoranteve. Në Kroaci, Shqipëri, Greqi dhe Mal të Zi mijëra të rinj bëjnë punë sezonale gjatë verës për një pagë të majme krahasuar me atë që marrin këtu gjatë gjithë vitit. Shumë kapacitete vendore mbeten gjysmë të shfrytëzuar në pikë të sezonit nga mungesa e kuadrit, ose ato shfrytëzohen vetëm fundjavave. Një nga këto janë edhe zonat periferike të kryeqytetit nga që shumica klientelës janë jashtë apo rreth liqeneve.

“Në asnjë sektor të vendit nuk ka punëtor të mjaftueshëm, kurse në gastronomi më së tepërmi mungojnë. Nuk ka punonjës të trajnuar, të cilët do të jenë në krye të detyrës. Mësojmë të rinj, nxënës ose të tjerë që janë marrë me veprimtari të tjera dhe vetëm aty e shohim shpëtimin, por sërish ka shumë mungesë, edhe pse iu kemi rritur pagat nuk ka punonjës të mjaftueshëm. Ne nuk mund të japin paga si në Kroaci, Slloveni e Gjermani sepse janë vende me standard më të lartë dhe nuk mund ti ndjekim atë trendë që të mos ikin njerëzit,” deklaroi Zdravko Dobrevski, Sipërmarrës në Gastronomi.

Por nga komuniteti i këtij biznesi të shërbimeve thonë se pas pandemisë çmimet janë rritur duke ndjekur kostot e tjera, si qiraja, pagesa punëtorëve, produktet, transporti i artikujve dhe energjia elektrike. Oda e pavarur e gastronomeve gjykon se jo çdo kush duhet të kaloj kohën e lirë në kafe, por sipas mentalitetit ballkanik ndejat në lokacionet më të frekuentuara rritin edhe shpenzimet. Dobrevski tha se duhet rritur fuqia blerëse dhe konsumi që të stabilizojë pagat në këtë sektor dhe të normalizoj çmimet e shërbimeve.


“Zgjidhja e vetme është që shteti të lirohet nga tepricat e të punësuarve në sektorin publik, ai kuadër do të vinte në sektorin privat, kurse ata që do të mbeten në administratë, ku është më se e nevojshme të marrin paga 700-1,000 euro. Atëherë edhe ne do ti rrisim çmimet si në perëndim, do ti rritim edhe pagat dhe gjithçka do të vijë në vendin e vet. Nuk mund dikush që ka 23-25 mijë denarë pagë në administratë, çfarë mund të bëjë me ato para, nuk mund të mbijetoj nga muaji në muaj,” tha Zdravko Dobrevski, Sipërmarrës në Gastronomi.

Por, qytetarët nuk është se heqin dorë nga varësia e kamotshme, por ankohen se të porositësh në lokalet e gastronomisë nuk u del llogaria. Në qendër të kryeqytetit një espresso është 90 denarë, po e shoqërove me ujë të ambalazhuar duhet edhe 110 denarë. Një pije e gazuar 150, lëngu i portokallit 180 denarë, por mos të përmendim çmimet e ushqimeve në restorante, të cilët qytetarët i vizitojnë vetëm për ditë të veçanta. /alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori