LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rritet eksporti në vitin 2017

Maqedoni, rritet eksporti në vitin 2017

Eksporti i mallrave në Republikën e Maqedonisë nga fillimi i vitit deri në shtator të vitit 2017 shënon rritje prej 15,1 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas të dhënave të publikuara, vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuara arrin 4.097.146 mijë dollarë amerikan. Vlera e mallrave të eksportuar, në periudhën e njëjtë, arrin 5.513.552 mijë dollarë amerikanë, që është për 10,8 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti paraprak.

Deficiti tregtar për periudhën janar-shtator të vitit 2017, arrin 1.416.406 mijë dollarë amerikan. Mbulimi i eksportit dhe importin në periudhën nga janari-shtatori i vitit 2017, arrin 74,1 për qind.


Në periudhën janar-shtator të vitit 2017, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm Republika e Maqedonisë më shumë tregton me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë./Telegrafi/