Maqedoni, reklamimi i barnave pa licencë duke përdorur imazhet e mjekëve
![Maqedoni, reklamimi i barnave pa licencë duke përdorur imazhet e mjekëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/mjek-780x439-1-780x439.jpg)
“Halli të çon të besosh në çdo gjë, aq më shumë kur ke dhembje dhe sistemi shëndetësor është jofunksional siç është ky yni, andaj porosita barna kundër dhimbjes së gjurit nga ato që reklamohen online”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Maja Nikollovska, e cila punon si floktare.
“Kremrat, barnat, si të tilla tjetër gjë reklamohet në internet dhe krejtësisht diçka tjetër të vjen si porosi. Unë nuk u besoj reklamave në internet, por shfaqja e mjekëve të njohur pas shitjes së produktit bëri që të blej barna, edhe atë jo një po tri kuti, pasi kishte ulje shumë të madhe nëse i merrje dy pako e treta të vinte falas”, tregon ajo.
Pasi e ka marrë produktin, Majas i ka lindur dyshimi nga fakti se në kutinë e barnave nuk ka pasur asnjë sqarim për përmbajtjen barnave.
“Paratë që pagova për barnat shkuan dëm. Doja t’i ktheja, por askush nuk më përgjigjej në faqen në Facebook ku i kisha porositur. Kështu që më mbeten barnat në sirtar pasi kisha frikë t’i përdorja”, thekson Maja Nikollovska.
Për të qenë më të besueshme produktet që ofrohen në rrjetet sociale, ata rekomandohen gjoja nga mjekë të njohur.
Pre e intervistave të fabrikuara rrejshme në Maqedoninë e Veriut janë mjekë të njohur për opinionin. Për këtë arsye tashmë dy mjekë, të cilëve u është keqpërdorur emri, kanë ngritur padi ndaj personave të panjohur.
Mjeku Velo Markovski thotë për Radion Evropa e Lirë se është tmerruar kur në rrjete sociale ka parë një intervistë ku ai rekomandon çajin ‘Parazol’ për t’i luftuar parazitët në zorrë.
Ai thotë se në këtë mënyrë seriozisht vihet në rrezik jeta e pacientëve.
“Shumë qytetarë e kanë blerë çajin si ilaç duke menduar se ai do t’u ndihmojë për problemet që kanë, pasi ai çaj në atë intervistë të rrejshme është rekomanduar nga unë. Njëherësh duke mos e ditur përbërjen e çajit, ndonjë nga konsumuesit mund të përballet me efekte të padëshiruara dhe seriozisht të dëmtojë shëndetin, veçanërisht këtu do të theksoja barërat për dobësim që jo rrallëherë rrisin tensionin tek ata që e konsumojnë”, thekson Markovski.
Çaji ‘Parazol’ tani nuk shitet në emër të mjekut Velo Markovski, por ai mbetet në treg me figurën e mjekëve imagjinarë pavarësisht se nuk është i regjistruar si produkt në farmacitë e vendit.
Një nga ata që e ka denoncuar keqpërdorimin e të dhënave personale është dhe mjeku Nikolla Panovski.
Ai, madje, në profilin e tij në Facebook kujton qytetarët se emri i tij është keqpërdorur në disa raste dhe në vazhdimësi u bën thirrje qytetarëve që të mos bëhen pre e reklamave të tilla.
Reklama në emrin e tij për barnat për prostatën është larguar. Por, siç thekson ai, kjo luftë me lajmet e rrejshme është si përpjekjet e Sizifit pasi në vazhdimësi në profilin e tij i vijnë informacione se ai gjoja rekomandon barna të caktuara apo preparate te ndryshme mjekësore.
Ndërkohë nga Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, MALMED, theksojnë se “qytetarët duhet të kenë kujdes se çfarë përdorin, nga kush e blejnë produktin dhe nëse është me origjinë të verifikuar.
“Problem më vete paraqet fakti se shitja e barnave online në Maqedoninë e Veriut nuk është e rregulluar si çështje me ligj. Ne jemi në komunikim me Ministrinë e Ekonomisë që këtë çështje ta rregullojmë sa më parë. Deri atëherë u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos lëshohen në blerjen e barnave që nuk kanë kaluar filtrat e Agjencisë së Barnave pasi nuk janë të sigurta, nuk kanë kaluar filtrat e nevojshëm për përmbajtjen e tyre dhe nuk dihet se përmes cilave rrugë vijnë në duart e qytetarëve”, thotë për REL-in , Lirim Shabani, drejtor i Agjencisë së Barnave në Maqedoninë e Veriut.
Oda e Mjekëve në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar që institucionet kompetente të veprojnë për të shmangur çfarëdolloj shitjeje të barnave përmes ueb-faqeve, të cilat nuk janë të regjistruara në Maqedoninë e Veriut si farmaci të licencuara.
Autoritetet policore thonë se nuk mund të veprojnë pasi ueb-faqet përmes së cilave shiten barnat, kremrat dhe çaji me përmbajtje mjekësore nuk janë të regjistruara në Maqedoninë e Veriut.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kanë vepruar pas denoncimit të tre mjekëve, të cilëve u janë keqpërdorur të dhënat personale përmes intervistave të imagjinuara për shitjen e preparateve mjekësore duke mos dhënë detaje se deri ku ka mbërritur hetimi./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Paralajmëron Sveçla, nëse Vuçiqi është nisur drejt Kosovës pa kërkuar leje ai do të arrestohet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/xhelal-svecla-4-380x233.jpg)
Paralajmëron Sveçla, nëse Vuçiqi është nisur drejt Kosovës pa kërkuar leje ai do të arrestohet
![Filipçe: Votimi në zgjedhjet brenda partiake për kryetar po zhvillohet në mënyrë të qetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Venko-Filipce-380x233.png)
Filipçe: Votimi në zgjedhjet brenda partiake për kryetar po zhvillohet në mënyrë të qetë
![Gërvalla takon homologun kroat: Duhet të finalizohet anëtarësimi i Kosovës në KiE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448950136_888993386590871_6115754329008382847_n-380x233.jpg)
Gërvalla takon homologun kroat: Duhet të finalizohet anëtarësimi i Kosovës në KiE
![KFOR: Vazhdojmë të kemi prani në Urën e Ibrit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/449070769_809995471232588_6325971085498052572_n-380x233.jpg)
KFOR: Vazhdojmë të kemi prani në Urën e Ibrit
![Kurti: e-Kosova dëshmi e vizionit të qeverisë për t’i kthyer situatat e vështira në ndryshime pozitive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Albin-Kurti-3-380x233.jpg)
Kurti: e-Kosova dëshmi e vizionit të qeverisë për t’i kthyer situatat e vështira në ndryshime pozitive
![Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/96121719569790-380x233.jpg)
Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan
![Arrestohet ‘Niçja’ i Shijakut, policia publikon pamje nga arrestimi i tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/policia-e-shtetit-1-1-380x233.png)
Arrestohet ‘Niçja’ i Shijakut, policia publikon pamje nga arrestimi i tij
![Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Veton-Elshani-vendi-ku-ishte-grupi-terrorist-serb-ne-Manastirin-e-Banjskes-se-Zvecanit-veri-foto-Ridvan-Slivova-69-e1699296486847-1-380x233.jpg)
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
![Biserko: Vuçiqi s’do ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, po e pret Trumpin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/96121719650118-380x233.jpg)
Biserko: Vuçiqi s’do ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, po e pret Trumpin
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Mallkimi i kampionëve në Kampionatet Evropiane - Spanja, Portugalia dhe tani Italia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kampionet-1212-380x233.jpg)
Mallkimi i kampionëve në Kampionatet Evropiane - Spanja, Portugalia dhe tani Italia
![Stërvitja më e madhe detare në botë i dërgon mesazh Kinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_11-32-380x233.png)
Stërvitja më e madhe detare në botë i dërgon mesazh Kinës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/yakin-xhaka-12-380x233.jpg)
"Granit shembull i një lideri të vërtetë, ai po udhëheq si kapiten" - Yakin flet për fitoren me Italinë dhe ndikimin e Xhakës
![Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/leverkusen-1-380x233.jpg)
Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu
![Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-29-210848-380x233.png)
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit
![Luciano Spalletti zbulon dy fajtorët për eliminimin dhe lojën e tmerrshme të Italisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/spalleti-380x233.jpg)
Luciano Spalletti zbulon dy fajtorët për eliminimin dhe lojën e tmerrshme të Italisë