LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Propozim-buxheti i Ministrisë për vetëqeverisje lokale për vitin 2018 arrin 443.594.000 denarë

Maqedoni, Propozim-buxheti i Ministrisë për vetëqeverisje lokale për vitin 2018 arrin 443.594.000 denarë

Propozim-buxheti i Ministrisë së vetëqeverisjes lokale për vitin e ardhshëm është 443.594.000 denarë dhe sipas ministrit Suhejl Fazliu është nxitës i zhvillimit për ulje të dallimeve zhvillimore midis rajoneve planore, qasje të njëjtë deri te shërbimet për të gjithë qytetarët dhe përmirësim të kushteve për jetesë në të gjithë komunat.

Fazliu tha se me buxhetin maksimalisht janë zvogëluar shpenzimet jorpduktive dhe joracionale dhe se për llogari të kësaj investohet në projekte për zhvillim të njëjtë rajonal me të cilët do të nxitet zhvillimi i rajoneve planore të rajoneve me nevoja specifike zhvillimore dhe fshatrave.

Siç theksoi, për zhvillim të barabartë rajonal për vitin e ardhshëm, krahasuar me këtë vit, së bashku me buxhetin e Byrosë për zhvillim rajonal, janë planifikuar për 70 për qind më shumë të holla ose për 100 milionë denarë më shumë. Të hollat do të shpërndahen në pajtueshmëri të shkallës së zhvillimit. Më shumë mjete janë paraparë për projekte për rajonin më pak të zhvilluar, Rajonin planor verilindor, ndërsa më pak për Rajonin planor më pak të zhvilluar të Shkupit.


Në bazë të kërkesës për mjetet plotësuese për përfundim të ndërtimit të sheshit Skënderbeu, tha Fazliu, Qeveria ka sjellë konkluzion që 125 milionë denarë të projektohen dhe parashihen në Buxhetin e Ministrisë së vetëqeverisjes lokale për vitin e ardhshëm.

Për bashkëfinancimin e projekteve për bashkëpunim ndërkufitar, të financuar nga IPA programi i BE-së, me buxhetin për vitin e ardhshëm janë paraparë 40 milionë denarë. Në buxhetin për vitin 2018 janë caktuar edhe tre milionë denarë për implementim të planeve aksionale lokale në njësitë e vetëqeverisjes lokale, të përgatitur në bazë të Strategjisë për romët në RM.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ministri tha se në bisedë me kryeministrin dhe resorët e tjerë në Qeveri po bisedohet që të gjendet zgjidhje për borxhet e komunave. “Një nga mundësitë, siç tha, është që të ndihmohen komunat që t’i riprogramojnë borxhet dhe t’u mundësohet që me kredi me norma minimale interesi t’i prolongojnë borxhet që të mund të funksionojnë. Kjo është një nga variantet e cila do të diskutohet por ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim”, theksoi Fazliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori