Vendimit i Serbisë që të gjithë shtetasit e Maqedonisë që vizitojnë dhe tranzitojnë nëpër shtetin fqinj, të kenë test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë, shkaktoi kolona disa kilometërshe në vendkalimin kufitar Tabanoc. Shumë qytetarë u kthyen mbrapsht, ndërsa një pjesë e madhe ishin të vendosur të mos largohen nga kufiri derisa tu lejohet hyrja. Pas një komunikimi te autoriteteve në vend dhe atyre në shtetin fqinj, Beogradi zyrtar rishikoi vendimin , duke e anuluar testin negativ PCR vetëm për personat që transitojnë, por jo edhe për ata që vizitojnë Serbinë. Test nuk nevojitet për fëmijët deri në moshën 12 vjeçare.
Nga ana tjetër Kosova hapi edhe dy pikë kalimet kufitare Jazhincë-Glloboçicë dhe Bellanoc- Stançiq, megjithatë nëpër këto vendkalime mund të qarkullohet nën të njëjtat kushte si edhe në vendkalimin kufitar Bllacë.
“Te qytetarët e Maqedonisë janë krijuar paqartësi të shumta sa i përket mënyrës së lëvizjes me shtetin e Kosovës. Filluan të qarkullonin disa informacione nga të cilat ndoshta kanë kuptuar, kinse Kosova e ka hequr testin PCR si kusht për lëvizje drejt shtetit fqinj, megjithatë këto informacione nuk janë të vërteta, sepse vendimi që për shtetasit e Maqedonisë të kërkohet test PCR në rast se duan të hyjnë në shtetin e Kosovës, vazhdon të mbetet në fuqi.”
Kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut i ka hapur Mali i Zi, por jo pa kushte. Të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë drejt këtij shteti duhet të kenë test negativ PCR ose test serologjik. Nga kufijtë tokësorë i vetmi vend në rajon ku shtetasit e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa pasur nevojë për ndonjërin nga testet e mësipërme është Shqipëria./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa