LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, përfundon diskutimi për amendamentet e Propozim-buxhetit për vitin 2018

Maqedoni, përfundon diskutimi për amendamentet e Propozim-buxhetit për vitin 2018

Komisioni për financim dhe buxhet sot, dy ditë para afatit përfundimtar e përfundoi diskutimin e amendamenteve në lidhje me Propozim buxhetin për vitin 2018.

Nga gjithsej 279 amendamente të dorëzuara nga opozita, u miratuan gjashtë prej tyre, nga të cilat katër ishin të dorëzuara nga grupet parlamentare të OBRM-PDUKM-së të cilët nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme.

Nga katër amendamentet e OBRM-PDUKM-së dy janë plotësisht të pranuara, ndërsa dy të tjerat janë ndryshuar në pjesën e financimit.


Komisioni pranoi amendamentet për subvencione të furrave me peleta, për TIRZ në Kumanovë, për ndërtim të sistemit kolektor në Negotinë, për zgjidhje të problemit me deponinë e Strugës dhe për ndërtim të parkut për fëmijë në Nerez të Shkupit.

Pas përfundimit të diskutimit për amendamentet në Komisionin për financim dhe buxhet, Propozim buxheti përsëri kthehet për shqyrtim në Qeveri dhe më pas vendoset në seancë plenare në Kuvend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Kalo në kategori