Çështja e përfaqësimit të drejtë as vitin e kaluar nuk ka shënuar përmirësim. Avokati i Popullit, Ixhet Memeti konfirmoi për “Alsat” se raporti i ri që do të publikohet në fund të muajit, tregon nivel të ulët të punësimit të shqiptarëve në shumë institucione, madje ngecje kur bëhet fjalë për pozita udhëheqëse.
“Ajo që është karakteristike për vitin 2019 është se numrat përafërsisht ngelen në nivelin e njëjtë të raportit të vitit 2018. Nuk vërehet ndonjë përmirësim i dukshëm në përfaqësim kualitativ të të gjitha etniteteve në institucionet publike në vendin tonë. Për fat të keq në sferën e punësimeve në pozita udhëheqëse nuk ka avancim. Ka një stagnim në vitin 2019. Jo vetëm në Këshillin gjyqësor, ka mjaftë organe apo institucione në të cilat përfaqësimi është në nivel shumë të ulët”, tha Ixhet Memeti, Avokati i Popullit.
Në vend të progresit, niveli i përfaqësimit të drejtë së fundmi kishte shënuar një regres të lehtë, nga 19,2% në vitin 2016, në 19% në vitin 2018. Në 2018-tën ishte e gjatë lista e institucioneve ku të punësuarit shqiptarë nuk përbëjnë as 10%-shin nga numri i përgjithshëm i të punësuarve.
Përfaqësimi i shqiptarëve në institucione
• Kabineti i Presidentit 8,3 % shqiptarë të punësuar
• Komisioni Anti-Korrupsion 9,1% shqiptarë të punësuar
• Gjykata Kushtetuese 6,7 % shqiptarë të punësuar
• Gjykata Supreme 7,1% shqiptarë të punësuar
• Akademia e Shkencës dhe Arteve 2,8 % shqiptarë të punësuar
• SHA për Ndërtim dhe Ekonomizim me Hapësira Banimi dhe Afariste me rëndësi për Republikën 2,4 % shqiptarë të punësuar
• MEPSO 2,0% shqiptarë të punësuar
• Shoqëria Aksionare për Transport Hekurudhat 3,0% shqiptarë të punësuar
• Agjencia për Planifikim Hapësinor 3,1% shqiptarë të punësuar
• Komisioni Shtetëror i Ankesave për Furnizime Publike 6,3% shqiptarë të punësuar
• Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë 7,1% shqiptarë të punësuar
• Komisioni për Letra me Vlerë 4,0% shqiptarë të punësuar
• Agjencia për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet 8,1% shqiptarë të punësuar
• Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve 4,0% shqiptarë të punësuar
• Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore 3,4% shqiptarë të punësuar
• Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike 5,5% shqiptarë të punësuar
• Regjistri Qendror 9,0% shqiptarë të punësuar
• Burgu Kumanovë me Repartin e Hapur – Kriva Pallankë 4,3% shqiptarë të punësuar
Kishte edhe institucione me 0% shqiptarë të punësuar, si: Agjencia e Filmit, Enti Gjeologjik, Instituti për Standardizim i, Instituti për Inxhinieri të Tërmeteve dhe Sizmologji Inxhinierike, Qendra për Zhvillimin e Rajonit Malor të Shkupit. Madje kur bëhet fjalë për vendet udhëheqëse, situata është edhe më alarmante me vetëm 8,7% në Ministrinë e Bujqësisë, 5,9% në Ministrinë e Shoqërisë Informatike, 9,4% në Ministrinë e Mbrojtjes, 7,5% në Ministrinë e Financave. Memeti tha se derisa raportet e Avokatit të Popullit në shtetet demokratike janë bazë për krijim të politikave, në vendin tonë ato lexohen pak dhe do të na duhet kohë që të rritet niveli. Përkundër shifrave, BDI-ja gjatë fushatës po paraqet një realitet ndryshe, duke pretenduar se pozita e shqiptarëve në shtet është përmirësuar./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës