LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, për pesë vite 138 paraburgime të pabaza

Maqedoni, për pesë vite 138 paraburgime të pabaza
Foto: Ilustrim

Në pesë vite, 138 qytetarë të Maqedonisë janë arrestuar në mënyrë të pabazë. Mundësinë për ta paditur shtetin dhe të kërkojnë dëmshpërblim për paraburgim të pabazë nuk e kanë shfrytëzuar as gjysma e tyre për shkak të procedurave burokratike dhe kompensimit të vogël që e caktojnë aktvendimet e gjykatave, të cilat sillen prej 2.500 deri 3.000 denarë për një ditë të kaluar në paraburgim në mënyrë joligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kompensimi i përgjithshëm i caktuar nga aktvendimi i gjykatës i dëmit material në këtë periudhë është rreth katër milionë denarë për një ditë të kaluar në paraburgim në mënyrë jolgjore, që është për 45% nga shuma e kërkuar e cila paraqet mbi tetë milionë denarë.

Këto janë rezultatet e prezantuara sot në kuadër të hulumtimit “Të paraburgosur në mënyrë të pabazë – implikime juridike dhe buxhetore”, i përpunuar nga ana e Shoqatës për mbrojtjes dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut “Svedok”, mbështetur nga Qeveria e Holandës.


Hulumtuesit theksjnë se “çmimi” për një ditë paraburgim të pabazë është shumë i ulët dhe se gjykatësit në gjykatat civile kanë praktikë të etabluar për caktim të aktvendimeve të shumave të voga dhe të parëndësishme për kompensim të dëmit dhe se kjo reflektohet negativisht ndaj gjykatësve në procedurën penale që në mënyrë jokritike të përcaktojnë masën e paraburgimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori