Me probleme financiare, por edhe shëndetësore ballafaqohen gardianët e burgjeve të cilët i plotësojnë kushtet për pension, ndërsa për shkak të një lëshimi, s’mund ta realizojnë këtë të drejtë. Njëri prej tyre para disa ditëve është hospitalizuar. Informatën e konfirmuan kolegët e tij duke thënë se mjekët e kanë njoftuar se bëhet fjalë për depresion për shkak të nervozizmit dhe problemeve kohëve të fundit. Personi në fjalë ka mbetur pa asnjë qindarkë ndërsa nuk ka marrë as rrogë e as pension. Një javë më parë Alsat publikoi problemin e këtyre personave. Për shkak të lëshimit në Ligjin për shqiptimin e sanksioneve, gardianët që i plotësojnë kushtet, nuk mund të dalin në pension. Në tekstin e ligjit nuk është vendosur koeficienti sipas të cilit do të përcaktohet lartësia e pensionit që duhet ta marrin pensionistët.
“Deri në fund të gushtit me këtë problem do të ballafaqohen rreth 50 policë të burgjeve. Në shtator dhe tetor pritet në pension të dalin edhe pesë kolegë me nga 40 vite stazh pune. Ligji nuk është përpunuar mirë dhe tani 50 persona do të duhet të durojnë kështu në rrugë. Koeficienti duhet të përcaktoj kushtet për shkuarje në pension, a duhet të dalë në pension me 10 vitet më të mira, me 85% apo 75%, që të kenë normë elementare për dalje në pension”, tha Kole Ganzovski, gardian burgu.
Drejtori i Drejtorisë për shqiptimin e sanksioneve, Jovica Stojanoviq nuk ishte i kapshëm për deklaratë. Përmes telefonit tha se janë formuar grupe të punës për tejkalimin e problemit. Shton se ligji nuk mund të interpretohet në mënyrë autentike dhe patjetër të kalojë para deputetëve për plotësim. Korrigjime të reja në Ligj mund të ndodhin në shtator, pas pushimeve të deputetëve. Për problemin në fjalë është njoftuar edhe avokati i popullit ndërsa kërkojnë takim me kryeministrin Zaev për t’i treguar personalisht shqetësimet./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
Mungesa e interpretuesve në fushatë, a po diskriminojnë partitë personat e shurdhër?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova