Maqedoni, partitë nisin me formimin dhe zyrtarizimin e listave zgjedhore

Partitë më së voni për tri ditë duhet t’i kompletojnë dhe dorëzojnë deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) listat me kandidatët për deputetët dhe bartës të listave me të cilat do të përfaqësohen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
LSDM-ja në pozitë sot në Kongres do t’i publikojë të gjithë bartësit e listave dhe kandidatëve, ndërsa OBRM-PDUKM-ja opozitare pasi t’i konfirmojnë nesër në seancën e Komitetit Qendror dhe do t’i prezantojë pasnesër. Fundjavën e kaluar kandidatët e tyre për deputetët i zyrtarizoi Lëvizja Besa, e cila parazgjedhjeve lidhi koalicion me LSDM-në, vendime se mbesin në atë koalicion sollën Partia Liberale Demokratike dhe Partia e Pensionistëve, ndërsa koalicionit iu bashkëngjit Partia Demokratike e Turqve. PDSH-ja, bëri të ditur se do të dalë e vetme në zgjedhje.
Në koalicionin e LSDM-së deri më tani dihet se lideri Zoran Zaev do të jetë bartës në Njësinë Zgjedhore numër katër, krahas tij bartës liste do të jetë edhe nënkryetarja e partisë, Radmilla Shekerinska, ndërsa në njësinë e gjashtë, Bilall Kasami.
Zaevi dje paralajmëroi se në secilën njësi zgjedhore LSDM-ja shkon me dy bartës të listave – burrë dhe grua.
Lideri i OBRM-PDUKM-së opozitare Hristian Mickoski, mbetet në qëndrimin që të kandidohet për deputet në zgjedhjet e 12 prillit dhe të jetë kandidat i partisë për mandatar.
Për emrat e personave të cilët do të jenë kandidatë potencialë për deputet nga OBRM-PDUKM-ja do të vendoset në Komitetin Qendror të partisë të caktuar për nesër, pas çka listat e kandidatëve do t’i publikohen opinionit. Siç deklaroi paraprakisht Mickoski, në koalicionin e OBRM-PDUKM-së mbetën partnerët e deritanishëm të koalicionit, ndërsa po bisedohet edhe me parti të tjera.
BDI-ja e cila paralajmëroi dalje e vetme në zgjedhje, zyrtarisht nuk i bëri të ditur
bartësit e listave me të cilët do të prezantohet në zgjedhje, por sipas publikimeve në disa medie gjatë fundjavës, Kryesia Qendrore e ka pranuar propozimin që Ali Ahmeti të jetë bartës në NJ.Z.6, Artan Grubi në NJ.Z. 1, Ejup Alimi në të dytën, Nafi Durmishi në të tretën, Artin Spahiu në NJ.Z. 4, Agim Shaqiri në NJ:Z. 5, ndërsa Xhevdet Spahiu në Nj.Z.
Liderët e LSDM-së dhe të OBRM-PDUKM-së edhe dje porositën se janë të bindur për fitore. Në pyetjen se a do të japë dorëheqje nëse humb në zgjedhjet e caktuara më 12 prill Mickoski dje u përgjigj se është i bindur për fitore, ndërsa këtë, siç deklaroi, e bazon në vlerësimet nga anketat e mendimit publik.
Sipas Zaevit, paraprakisht kishte rrezik, por tani është i sigurt se do të fitojnë në
zgjedhje.
Në zgjedhjet të cilat duhet të mbahen më 12 prill nuk do të ketë lista të pavarura të kandidatëve, pasi në afatin e parakohshëm asnjë nga gjashtë kandidatët e paraqitur nuk i grumbulloi një mijë nënshkrimet e nevojshme.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e fundit solli udhëzim për procedurën për zgjidhjen e ankesave, ndërsa nga katër partitë e pozitës dhe opozitës të cilët në zgjedhjet e fundit kanë fituar më së shumti vota – OBRM-PDUKM, LSDM, BDI dhe Besa kërkuan propozime për anëtarë të Bordeve Zgjedhore.
Fushata për zgjedhjet do të fillojë më 23 mars, ndërsa do të zgjasë deri në mesnatën e 11 prillit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë