LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, paralajmërohet valë e re e refugjatëve

Maqedoni, paralajmërohet valë e re e refugjatëve

Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë vale të re të emigrantëve nga Siria dhe Afganistani që përmes Greqisë do kalonin nëpër Maqedoni dhe vendet e rajonit me destinacion të fundit Evropën perëndimore, thonë ekspertët e sigurisë. Ata gjithashtu paralajmërojnë edhe për respektimin e të drejtave të njeriut në rastin e emigrantëve, gjë për çka në të kaluarën kanë ekzistuar vërejtje serioze si nga Avokatët e Popullit të vendeve të rajonit por edhe nga disa organizata ndërkombëtare.

“Me fillimin e muajve të nxehtë ekziston rreziku nga valë të reja emigrantësh. Kjo nuk është vetën teorikisht, por edhe në praktikë. Ajo që është karakteristike është se ka lëvizje nga Azia dhe Afrika drejtë Evropës dhe kjo është një nga valët kryesore të emigracionit sipas të cilës është bërë edhe traseja nëpër të cilën lëvizin. Këtu parashtrohet edhe pyetja e të drejtave të njeriut për emigrantët”, deklaroi për Alsat, Trpe Stopjanovski, profesor universitar.

“Mund të pritet ndonjë valë e re e emigrantëve, pasi mobilizimi i njerëzve është në nivel global. Sapo dikush t’i shtyp në vendin e tyre, ata nisen menjëherë nëpër këtë rrugë. Nuk guxojmë të jemi pasiv, por problemi qëndron në atë se nuk ka menaxhim të ballafaqimit me problemet që i sjellë kjo dukuri”, tha Marko Lombardi, ekspert i sigurisë nga Italia.


Ndryshe, në dy kampet e emigrantëve në Tabanovc dhe Gjevgjeli për momentin gjenden vetëm 28 persona, edhe pse vetëm para disa muajve ky numër ishte mbi 150.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori