LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, organizatat qytetare kërkojnë masa urgjente për mbrojtje nga COVID-19 për qytetarët e rrezikuar dhe të margjinalizuar

Maqedoni, organizatat qytetare kërkojnë masa urgjente për mbrojtje nga COVID-19 për qytetarët e rrezikuar dhe të margjinalizuar

“Grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara të qytetarëve nuk kanë mundësi të barabarta për t’u mbrojtur, as në kohë të pandemisë me koronavirusin. Situata e këtyre qytetarëve është keqësuar, ndërsa numri i të infektuarve me Covid-19 çdo ditë po rritet”.

Kjo është deklarata e përbashkët e dymbëdhjetë organizatave civile, aktivitetet të cilave kanë zbatuara analiza në terren, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për këto organizatat: Shoqata “Qendra kombëtare rome”, Romano Çaçipe, Shoqata e qytetarëve të punonjësve arsimorë për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve (LIL), iniciativa për zhvillim dhe inkluzion të komuniteteve, Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave (ESE) Stacioni P.E.T., Fondacioni IDEA Evropa Juglindore, Dielli – Asociacion për zhvillim demokratik të romëve, KHAM Dellçevë, HERA – Asociacion për edukim shëndetësor dhe hulumtim, Iniciativa e grave nga Shuto Orizare, Fondacioni Shoqëri e hapur.


Ata theksojnë se aktivitetet civile të cilat vazhdimisht janë në terren në Shuto Orizarë, si komuna më e madhe në të cilën jetojnë romë, por edhe në lagje tjera rome në territorin e tërë vendit (lagjet e Shkupit: Zllokuqan, Gjorçe Petrov dhe Saraj, si dhe qytetet: Dellçevë, Vinicë, Prilep, Kumanovë, Gostivar dhe Tetovë), kanë frikë se ky virus intensivisht po përhapet mes qytetarëve të rrezikuar dhe të margjinalizuar dhe se numrat do të rriten, sepse ata nuk kanë mundësi të barabarta për t’u mbrojtur.

Sipas tyre, ekziston rrezik që këto komuna të bëhen vatra të reja të Covid-19, ndërsa muajt e fundit nuk është gjetur zgjidhje për mbrojtje të qytetarëve më të rrezikuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori