LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Numri më i madh i të infektuarve me Covid-19 janë femra, vdekshmëria më e madhe tek meshkujt

Maqedoni: Numri më i madh i të infektuarve me Covid-19 janë femra, vdekshmëria më e madhe tek meshkujt

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, numri më i madh i të sëmurëve me coronavirus janë të moshës 50 deri 59 vjeçare (292 raste gjegjësisht 20.9 përqind). Tek personat mbi moshën 60-vjeçare janë regjistruar 287 raste.

Ndërsa në lidhje me të prekurit sipas gjinisë, 662 janë meshkuj, ndërsa 737 gra. Vdekshmëria tek meshkujt është 63.9 në 100 mijë banorë, ndërsa tek gratë 71.4 në 100 mijë banorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni janë regjistruar 65 raste të vdekjeve ose 4.6 përqind. Nga rastet e vdekjes shumica janë mbi moshën 60-vjeçare, ku është regjistruar edhe mortaliteti më i madh 11.2 në 100 mijë banor.


Në rastet e vdekjeve, tek 50 (76.9 përqind) është regjistruar edhe komorbiditet.

Nga rastet e regjistruara me Covid-19, 22.9 përqind ose 320 raste janë hospitalizuar gjatë sëmundjes, ndërsa të tjerët kanë qenë ose janë në kurim shtëpiak (pa simptoma ose me gjendje të lehtë klinike).

Kurse sa i përket simptomave, tek shumica është vrejtur temperaturë (64.8 përqind), kollitje (53.2 përqind), pafuqi (34.7 përqind), ethe (19 përqind), kokëdhimbje (16.4 përqind), dhembje fyti (15.8 përqind) dhe frymëmarrje e vështirësuar (15 përqind).

Ndërsa tek 485 raste ose 34.7 përqind e të infektuarve nuk janë vërejtur simptoma të sëmundjes./Telegrafi/