Institucionet e Maqedonisë disponojnë me një përvojë modeste sa i përket sigurisë kibernetike dhe kërcënimeve tjera të këtij lloji. Këtë fakt e ka vërtetuar hulumtimi i fundit i Organizatës jo qeveritare “Analitika”, e cila ka potencuar se siguria kibernetike viteve të fundit është shndërruar në prioritet i më shumë qeverive botërore, përfshi kompani dhe firma të afaristëve, shkruan gazeta KOHA.
Mirëpo, një konstatim i tillë nuk mund të thuhet edhe për organet dhe sektorët e ndryshëm shtetëror në vendin tonë.
Në analizën e tij, “Zhvillimi i sigurisë kibernetike, strategji e domosdoshme për Maqedoninë”, hulumtuesi Filip Stojanovski, ka theksuar rëndësinë e kësaj sigurie, në kohë kur i gjithë rrjeti i IT infrastrukturës së shkollave, spitaleve, aeroporteve, rrjetit elektrike dhe provajderëve të internetit varet nga siguria kibernetike.
“Në shtetin tonë deri më sot janë regjistruar disa sulme kibernetike, siç janë hakimi i ueb faqeve të institucioneve, ndërsa krimi kibernetike, sipas të dhënave organeve kompetente, është në rritje e sipër. Për këtë arsye, duke u mbështetur se këto lloje të sulmeve nuk kanë paraqitur problem serioz për institucionet dhe kompanitë tjera në Maqedoni, ato nuk kanë zënë vend të posaçëm në agjendat shtetërore. Në kuadër të këtyre zhvillimeve mendojmë se shtetit jonë, nëse dëshiron që me sukses t’i menaxhon sulmet kibernetike, atëherë duhet të miratojë strategji kombëtare për këtë shkallë të sigurisë”, thekson hulumtuesi Stojanovski.
Miratimi i një dokument të këtillë, siç thuhet në analizën për siguri kibernetike të realizua nga “Analitika”, do të ishte një udhërrëfyes për koordinimin mes organeve shtetërore nga njëra anë, dhe palëve tjera që mund të preken, në këtë rast institucionet akademike, sektori private dhe ai qytetar, nga ana tjetër. Ndërkohë, duke ju referuar të dhënave që janë publikuar në këtë analizë, thuhet se autoritet shtetëror të Maqedonisë, për momentin janë duke punuar në krijimin e një strategjie kibernetike, në të cilën rolin udhëheqës do të ketë Ministria për Punë të Brendshme.
Për qëllimet e kësaj strategjia, sipas hulumtuesit Stojanovski, janë përfshi një numër i madh institucionesh duke filluar nga ato shtetërore, pastaj sektori privat në krye me Odën ekonomike në kuadër të të cilës përfshihen 69 kompanie e kështu me radhë.
“Përpos këtyre aktorëve mendoj se me rëndësi të veçantë është përfshirja e sektorit civil në këtë grup punues për krijimin e strategjisë kibernetike, e cila do të kishte kontribuar për transparencën më të madhe dhe në këtë formë do t’i kishte dhënë legjitimitet shtesë strategjisë në fjalë. Vlerësoj se ky hap është tejet i rëndësishëm, në fitimin besueshmërisë tek opinion, posaçërisht në kushtet të këtilla të krizës politike, e cila u shkaktua nga përcjellja e jashtëligjshme e komunikacioneve nga ana e pushtetit, gjegjësisht përjashtimi i sektorit civil në këtë rast do t’i jepte të drejt opinion të dyshoj lidhur me strategjinë për sigurinë kibernetike”, thuhet bë hulumtimin me temë “Zhvillimi i sigurisë kibernetike, strategji e domosdoshme për Maqedoninë”, përcjell KOHA.
Mes tjerash në këtë analizë, theksohet se kjo strategji duhet të finalizohet sam ë parë, me qëllim që të gjitha palët e përfshira të fillojnë e zbatimin e të njëjtës. Në përmbylljen e këtij hulumtimi nënvizohet se një sulm më serioz kibernetikë ndaj IT infrastrukturës së Maqedonisë, do të shkaktonte dëme në miliona euro dhe në këtë mënyra do ta paralizonte shtetin.
Me këtë situatë, sipas hulumtimit të realizuar nga “Analitika”, mund të përballen shtetet të cilët janë më të avancuara në drejtim të mbrojtës nga këto sulme, ndërsa kur flitet për Maqedoninë, as që bëhet fjalë se është imune ndaj këtyre rreziqeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë