LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, në veting do të hetohet edhe ndikimi i grupeve të gjyqtarëve

Maqedoni, në veting do të hetohet edhe ndikimi i grupeve të gjyqtarëve
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, pas takimit me Komisioneren Evropiane për Drejtësi, Konsumator dhe Barazi Gjinore, Vera Jurova, kishte ngritur çështjen e vetingut në gjyqësor dhe se argumentet ishin paraqitur si bazë për procesin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjitha tekstet ligjore kaluan në Komisionin e Venedikut për krijimin e një gjyqësori të pavarur brenda kornizës ligjore. Zbatimi është nën përgjegjësinë e Këshillit Gjyqësor dhe gjykatave. Pesha dhe përgjegjësia është mbi ta. Ata duhet të rivendosin besimin në sistemin gjyqësor. Ministria as nuk dëshiron, as nuk mund të rimarrë besimin e tyre”, tha Deskoska.

Ajo shtoi se në lidhje me vetingun, përndryshe i paralajmëruar për mandatin tjetër, nëse qeveria arrin ta fitojë atë pas zgjedhjeve, ka shumë vende dhe shembuj që duhet ndjekur.


“Bëhet fjalë për shqyrtimin e pasurive dhe ndikimin e grupeve të lobimit dhe avokatëve në marrjen dhe vonimin e vendimeve të tyre. Shembuj nga vende të caktuara janë të mirëseardhura. Ligjet thelbësore hynë në fuqi në maj të këtij viti, tani gjyqtarët janë në lëvizje. Ekzistojnë edhe procedura për përcaktimin e përgjegjësisë. Nuk ka asnjë arsyetim për mos përmbushjen e detyrimeve të tyre”, shtoi Deskoska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori