LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, në 2018 mbi 10 mijë vdekje nga sulmet kardiake

Maqedoni, në 2018 mbi 10 mijë vdekje nga sulmet kardiake

Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të prijnë në listën e sëmundjeve të rrezikshme. Në botë, 17.9 milionë njerëz vdesin çdo vit nga këto sëmundje ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut, vetëm gjatë vitit 2018 janë regjistruar mbi 10 mijë vdekje nga sëmundjet e zemrës.

Prej tyre, në numër më të madh janë gratë krahasuar me burrat. Me rastin e ditës botërore të zemrës, nga Instituti I shëndetit publik apeluan për kontrolle të rregullta për zbulimin në kohë të sëmundjeve të zemrës dhe parandalimin e vdekjes së parakohshme.

“Është karakteristike se po ndryshon kufiri I moshës së vdekjes nga këto sëmundje. Për shkak të mënyrës së keqe të të jetuarit, nga këto sëmundje më shumë vdesin njerëz të rijnë të moshës prej 40 vjet, por edhe nën moshën 40 vjeçare. I ftojmë qytetarët të bëjnë kontrolle të rregullta për shëndetin e tyre, ta kontrollojnë dhe të matin shtypjen e gjakut, yndyrat dhe sheqerin në gjak, mos të konsumojnë duhan, nëse janë duhanpirës ta ndalojnë atë dhe gjithashtu konsumimi i alkoolit të jetë në pajtim me normat e parapara”-pohoi Elena Qosevska, Instituti i Shëndetit Publik.


Me këtë rast, qytetarët e pranishëm shfrytëzuan rastin të kontrollojnë shtypjen e gjakut, sheqerin dhe kolesterolin. Po ashtu dëgjuan edhe këshilla profesionale për gjendjen e tyre shëndetësorë. Shumë prej tyre thanë se i përmbahen kontrolleve të rregullta ndërsa të tjerët vetëm atëherë kur është e nevojshme.

Nga Organizata botërore e shëndetësisë dhe Federata botërore e kardiologëve rekomandojnë që më së paku 30 minuta në ditë të bëhen aktivitete fizike, ecje dhe rekreim. Gjithashtu rekomandohet që përdorimi i bukës dhe pastave të bëhet në masë më të vogël dhe njëjta të zëvendësohet me pemë dhe perime./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori