Kriza politike që ka përfshirë Maqedoninë, po përcillet edhe më gjuhën e urrejtjes nga personalitete të ndryshme, të cilët nëpërmjet medieve bëjnë thirrje madje edhe për dhunë ndaj atyre që i konsiderojnë “armiq të kauzës kombëtare”.
Rasti më i freskët është ai me Milenko Nedellkovskin, drejtues i një emisioni në një nga mediet nacionale, i cili publikisht është kërcënuar me djegien e ambasadave perëndimore, kërcënime me jetë të diplomatëve, përpilim listash të “tradhtarëve”, e kërcënime tjera.
Gjuhë e urrejtjes është regjistruar edhe nga personalitete e media tjera që kanë nxitur pakënaqësi, por edhe ndasi në shoqëri.
Gjuha e urrejtjes në bazë të ndryshimeve ligjore të para dy viteve, paraqet vepër penale, por institucionet po injorojnë këtë fakt dhe shumë herë deklarohen se janë jo kompetente për të proceduar rastet e tilla.
“Është e qartë se institucionet nuk dëshirojnë të kuptojnë rëndësinë e fjalimit të urrejtjes, pasi nxitjet vijnë para së gjithash nga personalitete publike të afërta me pushtetin. Kështu që, besoj se kjo është një nga arsyet për mungesën e një reagimi adekuat nga ana e institucioneve”, ka deklaruar për REL Neda Çallovska, eksperte juridike pranë Komitetit të Helsinkit.
Sipas saj, shumë padi penale që janë paraqitur para institucioneve, madje edhe para tre vjetëve, jo që nuk kanë marrë epilog, por as që kanë nisur të shqyrtohen.
Në Këshillin e Etikës së Medieve brenda një viti janë shqyrtuar më shumë se 30 ankesa lidhur me gjuhën e urrejtjes.
Drejtorja e Këshillit, Marina Tuneva, ka thënë se përkatësia partiake dominon në denoncimin e rasteve të nxitjes së urrejtjes.
“Denoncimi i rasteve të tilla vazhdon, pra ato kanë për bazë gjuhën e urrejtjes. Ne po tentojmë që të ndërmarrim masa plotësuese, në kuptimin të reagojmë si Këshill i Etikës ndaj të gjitha rasteve që kanë të bëjnë me fyerjet ndaj personave të caktuara. U rekomandojmë medieve që të kërkojnë falje për fyerjet dhe të njëjta t’i publikojnë në media”, ka deklaruar Tuneva.
Gjuha e urrejtjes, në bazë të dispozitave ligjore, duhet të luftohet edhe nga një Komisioni qeveritar për mbrojtje nga diskriminimi, por një pjesë e anëtarëve të tij janë të njohur për opinionin me shkrimet e tyre që shprehnin nxitje ndëretnike, si dhe gjuhë të urrejtjes ndaj kundërshtarëve politikë.
Çështja e medieve është edhe një nga pikat e bisedimeve ndërmjet partive për zgjidhjen e krizës politike. Me marrëveshjen që pritet të arrihet, duhet të rregullohet edhe çështja e raportimit, përfshirë edhe shkrimet me nxitjet dhe ndasitë në shoqëri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hoxhaj – Kurtit: E nënshkrova marrëveshjen SOFA me SHBA-në para 12 vitesh, kur ti gjuaje me gurë institucionet
Sot dhe nesër regjim i veçantë komunikacioni në Shkup
Konfiskohen armë si dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave, arrestohet një person në veri të Mitrovicës
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës