LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Komisioni për Antikorrupsion harton Strategji kombëtare

Maqedoni, Komisioni për Antikorrupsion harton Strategji kombëtare

Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit është duke përgatitur Strategji pesëvjeçare nacionale për uljen e korrupsionit në vend. Në përpilim do të ndihmojnë disa institucione, organizata dhe ekspertë.

Duhet të përforcohet vetëdija e njerëzve se askujt nuk i kanë borxh, por edhe duhet të përforcuar ndërgjegjja tek personat përgjegjës, se askush asgjë nuk u ka borxh”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për Antikorrupsion.

Luftën kundër korrupsionit, zv. kryeministri Bujar Osmani e sheh në Komisionin anti- korrupsion, në integrimin e PSP-së në prokurorinë e rregullt, si dhe në trupin koordinues të MPB-së për luftë kundër krimit të organizuar. Kjo është detyrë, pa të cilën anëtarësimi në BE është i pamundur, shton Osmani.


“Bisedimet hapen dhe mbyllen me kapitujt 23 dhe 24 ndërsa kjo është sundimi i të së drejtës dhe të drejtat themelore”-pohoi Bujar Osmani- zv.  kryeministër i integrimeve evropiane.

Përkundër përpjekjeve, gjendja faktike tregon që Komisioni kundër korrupsionit ende nuk i posedon hapësirat e premtuara për punë, as nuk është e lidhur në rrjet me institucionet, nga të cilat pritet të marrë të dhënat për punë. Pikërisht, “dembelia” e institucioneve deri më tani është ankesa kryesore e anti- korrupsionit, për të cilën pajtohet edhe pushteti .

“Punojmë maksimalisht, kini parasysh se për disa gjëra duhet kohë, nuk mundet brenda natës një person të mbyllur ta bëni interaktiv përnjëherë”, tha Robert Popovski, ministër i komunikimeve, transparencës dhe llogaridhënies.

Komisioni pret rezultate edhe me Strategjinë nacionale, e cila prej sot fillon me fushatën me moton “Me mençuri lufto korrupsionin”. Ndërsa për mendjen e të korruptuarve, sot diagnozë dha edhe neuropsikiatri.

“Korrupsioni është pasion dhe pafuqi intelektuale e mendjes së robëruar dhe ndërgjegjes së prishur”, tha Metodija Çepreganov, neuropsikiatër.

Përbërja e re e Komisionit kundër korrupsionit nga fillimi i vitit ka përgatitur nëntë kallëzime penale kundër funksionarë ndërsa tek ta kanë arritur 700 shkresa nga persona juridik dhe fizik për dyshim për korrupsion dhe konflikt interesash./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori