Punësimet të reja të komuniteteve të tjera në emër të shqiptarëve së fundmi janë bërë edhe në Agjencinë e Kadastrës. Pas publikimit të emrave të përzgjedhur në konkursin e shpallur për punësimin e 23 administratorëve në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive, reagoi Lëvizja Besa.
Sipas tyre, është paaftësia e BDI-së që në vend të zgjidhen kandidatë shqiptarë, ashtu siç e parashikon konkursi, janë përzgjedhur kandidatë maqedonas. Nga kjo parti kërkojnë anulimin e konkursit.
“Çka është edhe më skandaloze nuk janë zgjedh kandidatët për njësitë Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe këshilltar shtetëror për çështje financiare që ju takojnë shqiptarëve. Kjo edhe njëherë dëshmon paaftësinë e BDI-së kundrejt LSDM-së dhe rolin e tyre vazal, si dhe argumenton kërkesën e Lëvizjes BESA për futjen e grafës etnike në dokumentet identifikuese”-thonë nga Lëvizja Besa.
Reagoi edhe Aleanca për Shqiptarët. Nga kjo parti paralajmërojnë ligj të ri për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë të shqiptarëve në institucione me qëllim që t’u jepet fund abuzimeve të tilla.
“BDI si pjesë e qeverisë vazhdon edhe më tej ta luajë rolin e kukullës ne Qeveri e cila nuk e pa të arsyeshme të paktën njëherë ta ngrit zërin për këtë fenomen, sa i turpshëm po aq skandaloz. Por, si njërës ashtu edhe tjetrës palë po i konvenon gjendja në të cilën po fusin qytetarët për përfitime politike. Ne si subjekt politik kërkojmë llogari nga të gjitha organet që heshtin ndaj këtyre shkeljeve”-theksojnë nga Aleanca për Shqiptarët.
Sipas konkursit që mban datën e 12 Dhjetorit 2019, të vet deklaruarit si shqiptarë, janë zgjedhur Gordana Saviq – ndihmës udhëheqës sektori për ndryshime; Eva Ivanovska – bashkëpunëtore e re për ndryshime; Ratko Avramovski bashkëpunëtor i ri për digjitalizim; Irena Jovanovska – referente sporteli; Katerina Filipovska referent e sistemit GIS; Ljupço Çutrevski – referent sporteli dhe Simona Markovska – referent për ndryshime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë