Raporti më i fundit global i investimeve i publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara nënvizon faktin se, ekonomitë në tranzicion, mes të cilave renditet edhe Maqedonia e Veriut, do të vuajnë ndjeshëm efektin e Kovid-19 në fluksin e investimeve të huaja.
“Vende të ndryshme të Evropës Juglindore do të ndikohen si rrjedhojë e ekspozimit të gjerë ndaj turizmit dhe industrisë akomoduese”, thuhet në raport. “Në vendet në tranzicion, fitimet e riinvestuara pashmangshmërisht do të reflektojnë rezultatet negative të vitit 2020”, vijon më tej raporti. Në ndërkohë, investitorët e huaj në Maqedoninë e Veriut që punësojnë mbi 28 mijë punëtorë dhe kanë të ardhura prej tre miliardë euro, kanë kërkuar mbështetje më të madhe nga ekzekutivi me qëllim që më lehtë të përballojnë pasojat e pandemisë së koronavirusit, ndër të cilat janë harmonizimi i shkallëve të doganës të prodhimeve teknologjisht të avancuara me shkallët evropiane.
Me këtë rast, Shoqata e kompanive të huaja me prodhimtari të avancuar teknologjike kërkon ndihmë direkte financiare për kompanitë e mëdha eksportuese, si dhe grante apo mjete të pakthyeshme. Nga kjo shoqatë thonë se përskaj ndihmës në të holla, kërkojnë edhe moratorium apo pushim prej gjashtë muajsh për obligimet që i kanë ndaj shtetit në emër të marrëveshjeve për ndihmë shtetërore. “Arsyetimi i kësaj mase nuk është të ulë obligimet ndaj shtetit të investitorëve të huaj, por të mundësojë kapërcimin më të lehtë të krizës në këtë periudhë. Planet për investime të reja, krijimi i vendeve të reja të punës, dhe mbajtja e tyre në këtë periudhë do të ulet në minimum për shkak të menaxhimit me krizën shëndetësore dhe ekonomike, dhe e njëjta do të vazhdojë pas afatit të propozuar”, thonë investitorët e huaj.
Investitorët në zonat industriale vlerësojnë se masat për subvencionimin e pagave duhet të vazhdojnë së paku deri në fund të vitit 2020, dhe të vlejnë për kompanitë që punësojnë mbi 250 punëtorë me 50 për qind të bruto harxhimeve për pagat e punëtorëve. Në tre pakot e masave për të ndihmuar biznesin u përfshinë edhe kompanitë vendore edhe ato të huaja që fituan ndihmë për pagesën e pagave prej 14.500 denarë, përmes linjave kreditore me kamata të volitshme apo edhe pa kamata si dhe grante të ndryshme. Zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike, Mila Carovska, thotë se do të ndihmojnë çdo kënd që do kontribuojë për zhvillimin e ekonomisë vendore.
“Qeveria me seriozitet të veçantë dhe kujdes po shqyrton kërkesat e investitorëve të huaj, ku nevojitet sa më shumë të mendojmë në aspektin e zhvillimit apo çka është ajo që mund t’ju ofrojmë për të tërhequr më shumë prej tyre, si dhe t’ju ofrojmë mundësi që ato të zhvillohen edhe me operacione të reja në shtet”, thekson Carovska. Në ndërkohë, përfaqësuesit e investitorëve të huaj thonë se nuk mund të jenë të njëjta kriteret për ndihmë për kompanitë e mëdha të huaja eksportuese me prodhim të avancuar dhe ato për bizneset e vogla.
“Këto kompani nuk e kanë problemin e likuiditetit, ndërsa kanë edhe një ndikim serioz nga ekonomisë lokale. Përkrahja për këto kompani nënkupton edhe rikuperim më të shpejtë të ekonomisë pas përfundimit të krizës përmes rritjes së punësimeve, pjesëmarrjes në eksport dhe prurjes së kapitalit të huaj dhe transferim të dijes”, thotë Viktor Mizo, kryetar i Shoqatës së kompanive të huaja me prodhimtari të avancuar pranë Këshillit të investitorëve të Huaj. Sipas tij, të gjitha korporatat serioze do të kryejnë analiza të thella dhe krahasime të përkrahjes shtetërore që e fitojnë ekspoziturat e tyre në shtetet e rajonit. Kjo pritet të jetë edhe përcaktim kryesor lidhur me zgjerimin e mëtejshëm të prodhimit në shtet dhe inkuadrimit në rrjedhat e reja të periudhës pas pandemisë në industrinë automobilistike. Ekspertët ekonomik thonë se ndihma e mëtejshme për investitorët e huaj kërkon analiza serioze se sa kërkesat e tyre mund të mbështeten.
“Duhet të kemi parasysh se flasim për kompani të mëdha që janë të orientuara në eksport nga të cilat pritet në një pjesë të madhe edhe të ndihmojnë zhvillimin në të ardhmen. Gjithashtu, pritet edhe një riorganizimi i punës në të ardhmen i investitorëve të huaj në tregjet botërore që do të orientohen atje ku ofrohen kushte më të mira. Andaj nevojitet që me masa të caktuara t;’ju lehtësojmë punën kompanive që punësojnë më shumë punëtorë”, thotë eksperti ekonomik, Borçe Trenevski. Sipas tij, gjatë përgatitjes së masave të ndryshme duhet marrë parasysh në radhë të parë ruajtjen e vendeve ekzistuese të punës, kërkesat e tyre, por edhe zhvillimet lidhur me kërkesat apo shitjet në industrinë automobilistike në tregjet globale në të ardhmen.
Pandemia, do të mbeten vetëm 10 prodhues veturash
Kriza e koronavirusit do të kontribuojë në përshpejtimin e “përzgjedhjes natyrore”, ndërsa do të mbijetojnë vetëm 10 prodhues të automjeteve në tregun botëror, parashikon kompania këshilluese “Alix Partners”. Studimi i kësaj shtëpie nis nga fakti se shitjet e këtij viti do të bien për 20 milionë nën nivelet e vitit të kaluar, apo sikur brenda nate është zhdukur një treg i madhësisë së një Evrope. Sipas “Alix Partners”, rikuperimi nga kriza do të zgjasë më shumë vjet, përderisa pasojat e “Darvinizmit” në këtë degë ekonomike janë të tilla ku vetëm prodhuesit dhe furnizuesit financiarisht të fortë dhe inovatorë do t’i mbijetojnë “pastrimit” të ardhshëm të tregut. Drejtori i sektorit për industrinë e automobilave në “Alix Partners”, Elmar Kades, thotë se është e mundur të zvogëlohet numri i prodhuesve të makinave në dhjetë. Sipas tij, prodhuesit gjermanë të automjeteve i përkasin grupit të prodhuesve që do të mbijetojnë, megjithëse kanë probleme me kalimin në makinën elektrike dhe me softuerin,mirëpo ato do të tejkalojnë këto probleme. Ai thekson se fitimet për shkak të investimeve në teknologji të reja janë në rënie për vite me radhë, ndërsa kriza e koronës ka përshpejtuar rënien e mëtejshme. Ai shton më tej se ulja nga 21 në 14 milion automjete të shitura në Evropë shënoi rënien më të madhe, ndërkaq niveli i para krizës sipas të gjitha gjasave do të arrihet vetëm pas pesë viteve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim Misionin Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025