Maqedoni: Inspektorët e tregut në terren, kontrollojnë importuesit e pemëve dhe perimeve

Nga mëngjesi mbi 30 inspektorë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut ndodhen në terren në të gjithë territorin e vendit dhe po kryejnë kontrollin e importuesve të perimeve dhe frutave. Inspektorët e IShT-së veprojnë në koordinim me Drejtorinë e Policisë Financiare dhe atë të të Ardhurave Publike.
Në kontrollet e IShT-së mbulohen importuesit e perimeve dhe frutave në Shkup, si dhe në tregun “Kvantashki”. Inspektime janë bërë edhe te importuesit me shumicë në Strumicë, Dibër dhe qytete të tjera, informojnë nga Inspektorati.
Siç thotë drejtori i ISHT-së, Goran Trajkovski, në rast se inspektorët konstatojnë shkelje të vendimeve, do të pasojnë dënime që dalin nga Ligji për tregti.
Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thonë se aksioni do të zgjasë gjatë gjithë ditës, ndërsa informacionet për rezultatin do të publikohen të hënën. Nga IShT njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme.
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria ka marrë vendim që tregtarët dhe importuesit që shesin pemë dhe perime të blejnë dhe shesin 70 për qind të sasive që kanë shitur në janar dhe shkurt.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dje bëri të ditur se çmimet e pemëve dhe perimeve të ngrira që nga e mërkura do të korrigjohen javën e ardhshme dhe do të ketë rritje apo ulje të lehtë, por asnjë nga produktet që janë pjesë e vendimit të kësaj jave të qeverisë nuk do të ketë çmim më të lartë se 100 denarë.
Ai shtoi se korrigjimi do të jetë në përqindje, gjegjësisht sa janë rritur çmimet e importit të produkteve të caktuara, do të rritet edhe çmimi i ngrirë në përqindje. Korrigjimi do të jetë sipas mënyrës se si janë paraqitur çmimet doganore nga 28 marsi e deri më tani.
Bekteshi tha gjithashtu se sipas të gjitha të dhënave është konstatuar nga Ministria e Ekonomisë se shumica e importuesve në muajt e fundit kanë dhënë fatura të ndryshme në Dogana dhe faturat me të cilat kanë blerë produktet në vendet e rajonit kanë qenë të ndryshme. Ata donin të shmangnin detyrimet doganore dhe për këtë arsye Drejtoria doganore kishte për detyrë të bënte kontrolle të hollësishme dhe t’i krahasonte ato me homologët e tyre nga vendet e tjera.
Lidhur me faturat e mundshme të dyfishta nga importuesit, ministri u kujtoi atyre se evazioni fiskal mbi 10 mijë euro është vepër penale dhe pret që Drejtoria doganore të veprojë sipas kompetencave të saj.
Këtë javë qeveria mori vendim për ngrirjen e çmimeve të 11 llojeve të frutave dhe perimeve. Në vendimin e Qeverisë thuhet se domatet duhet të shiten për maksimum 70 denarë. Çmimi më i lartë i trangujve të freskët duhet të jetë 75 denarë, qepëve 60 denarë, lulelakrës 70 denarë, specave 90 denarë. Çmimi i fasules nuk duhet të jetë më i lartë se 75 denarë, kurse i thjerrëzave 110 denarë. Sa i përket frutave, bananet duhet të kushtojnë 70 denarë, mandarinat 60, kurse çmimi më i lartë i portokallit dhe limonit 55 denarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët