Maqedoni: Inspektorët e ndërtimtarisë pavarësohen nga kryetarët e komunave

Inspektorë regjional të ndërtimit do të kontrollojnë ndërtimet në më shumë komuna. Bëhet fjalë për inspektorë që nuk do të jenë të varur në mënyrë të drejtpërdrejt nga kryetarët e komunave edhe pse këta të fundit i japin lejet e ndërtimit. Në ndërkohë në ndryshimet e ligjit për ndërtim parashihet edhe një kontroll më i madh i ndërtimeve. Këtë e ka paralajmëruar kryetarja e këshillit mbikëqyrës të inspektorëve, Magdalena Filipovska. ”Ajo që planifikohet tash është që të vendosen inspektorë regjional, pra në vend që të kemi komuna ku ka mungesë të inspektorëve, prandaj edhe janë të detyruar që të huazojnë nga komunat tjera, parashihet që të formohet një trup regjional dhe në kuadër të atij trupi do të funksionojnë këta inspektorë, që me siguri do të jetë në kuadër të pushtetit lokal, nuk do të jetë në kuadër të pushtetit qendror.
Ky trup do të kontrollojë ndërtimet në ato komuna të atij regjioni, pra do të kemi inspektorë që nuk do të jenë të varur direkt nga kryetarët e komunave edhe pse praktikisht kryetarët janë ata që japin lejet e ndërtimit”, tha ajo. Në ndërkohë Tetova është një ndër qytetet që ka gjithnjë numër të madh të ndërtimeve të egra. Prej viteve të 90 e këndej, u humb kontrolli i shtetit për të mbajtur rend në këtë sferë në këtë komunë dhe ato rurale. Shumë ndërtime u bënë pa asnjë kriter, pa leje adekuate dhe pa mbajtur llogari për pasojat në të ardhmen. Pasojat janë mungesa e vendeve të parkimit, mungesa e këndeve për fëmijë, mungesa e hapësirave të gjelbra, por mbi të gjitha pa asnjë kriter edhe vet ndërtimet janë bërë. Përqendrimi më i madh ishte në ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe sidomos në pjesën në dalje të Tetovës për në Gostivar. Këto ndërtime të shumë përfolura për nga cilësia, megjithatë deri më tash kanë mbijetuar dhe nuk ka pasur ndonjë rast që e njëjta të jetë rrezik për banim.
Megjithatë sipas njohësve të këtyre rrethanave, nuk janë problem këto ndërtime, por probleme janë mbindërtimet e shumta dhe të egra jo vetëm në Tetovë por edhe në qytetet tjera. Por edhe procesi i legalizimit nuk solli asgjë të re. Në vend se të rrënoheshin objektet pa leje dhe pa qenë në planin urbanistik, të njëjtat tashmë janë të legalizuara. Mbi 4000 objekte të palegalizuara janë legalizuar në territorin e komunës së Tetovës, që kur ky proces filloi para shumë vitesh. Kjo në masë të madhe lehtësoi punën e qytetarëve sepse edhe pronat e tyre tashmë kanë vlerë më të madhe por edhe nuk kanë rrezik nga rrënimi. Problem në vete është edhe çështja e mbindërtimeve nëpër ndërtesa. Pikërisht edhe në këtë segment ka pasur shkelje të mëdha sepse janë dhënë leje për mbindërtime pa asnjë kriter për qëndrueshmërinë e ndërtesave. Në këtë drejtim përderisa pritej që procesi i legalizimit të jetë efekte pozitive, në anën tjetër njohës të rrethanave thonë se ky proces nuk ka sjellë asnjë të mirë të përgjithshme por ata që kanë përfituar kanë qenë palët që kanë pasur objekte pa leje dhe shteti. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës