Shkalla e lartë e duhanpirës e rendit Maqedoninë e Veriut ndër vendet me përqindjen më të madhe të duhanpirësve në botë. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik thuajse gjysma e popullsisë së rritur është duhanpirëse, ndërsa një përqindje shumë e ulët prej pesë për qind, të cilët kanë provuar me sukses dhe kanë lënë duhanin vitet e fundit.
Për sa i përket lënies së duhanit, ISHP vëren se qendrat e këshillimit janë shumë pak të frekuentuara, për shembull vitin e kaluar numri i personave që kanë kërkuar ndihmë ka qenë vetëm 43 persona, që nënkupton se interesimi është shumë i ulët. Por më shumë sesa tek të rriturit, në 31 Maj – Ditën Botërore Kundër Përdorimit të Duhanit, vëmendja është fokusuar tek – fëmijët, me sloganin „Për mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimi i industrisë së duhanit“.
“Këtë vit vëmendja është përqendruar në tendencën alarmante të marketingut të synuar të industrisë së duhanit ndaj të rinjve. Nëpërmjet fushatave të gjera të mediave sociale dhe platformave të transmetimit, të rinjtë janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj tërheqjes së produkteve të duhanit, të cilat përbëjnë një kërcënim të konsiderueshëm për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Sondazhet e vendeve tregojnë vazhdimisht se fëmijët e moshës 13-15 vjeç në shumicën e vendeve përdorin duhan dhe produkte nikotine. Dita Botërore Pa Duhan 2024 do t’u japë një platformë të rinjve anembanë botës për t’u bërë thirrje qeverive t’i mbrojnë ata nga taktikat grabitqare të marketingut të industrisë së duhanit. Industria është e orientuar nga të rinjtë për për të përfituar gjatë gjithë jetës, duke krijuar një valë të re varësie. Fëmijët përdorin cigare elektronike me norma më të larta se të rriturit në të gjitha rajonet”, deklarojnë nga ISHP.
Industria e duhanit me të gjitha resurset e saj lufton me sukses kundër përpjekjeve për forcimin e legjislacionit ligjor, që në fakt është një nga kushtet për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ndaj nevoja për përshtatjen e ligjeve me ato të BE-ja është e nevojshme.
Si një nga faktorët më të mëdhenj dhe më të zakonshëm të rrezikut në pothuajse të gjitha llojet e sëmundjeve kronike jo ngjitëse, përdorimi i duhanit kontribuon seriozisht në përkeqësimin e shëndetit të përgjithshëm të popullatës. Si pasojë e përdorimit të rregullt të duhanit mund të shfaqen sëmundje kardiovaskulare, respiratore, riprodhuese, malinje, endokrine dhe shumë lloje të tjera.
“Pavarësisht se të gjitha institucionet përkatëse në vend punojnë për reduktimin e përdorimit të duhanit, duke përfshirë edhe edukimin e vazhdueshëm të popullatës, fatkeqësisht nuk ka shumë progres në përpjekjet për uljen e prevalencës së duhanpirjes në vend”, theksojnë nga ISHP./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës