ër dy javë Ministria e transportit dhe lidhjeve në Qeveri duhet të dorëzojë propozimin e ri të Ligjit për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme. Qytetarët që do duan ta legalizojnë ndërtimin e paligjshëm do duhet të paguajnë tërë shumën që kanë pasur për obligim t’ia paguajnë komunës para se të fillojnë me ndërtimin. Dhe si dënim shtesë, 50% nga shuma e taksave komunale. Pritjet e pushtetit janë se ligji i ri do jetë gati deri në fund të vitit.
“Që të mos ketë hamendje, procedurat që udhëhiqen në komunat, ata procedura vazhdojnë nga një euro, meqë komunat për një pjesë të lëndëve nuk kanë vepruar në përputhje me ligjin për legalizim. Ndërsa afati i tij ishte 31 dhjetor të vitit 2018, dhe komunat ende veprojnë sipas këtyre procedurave“, tha Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Në përgatitjen e Ligjit është përfshirë edhe bashkësia e vetëqeverisjeve lokale. Kryetari i BNJVL-së Petre Shilegov shprehet se legalizimi i objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme për një euro për metër katrorë është tepër pak dhe populizëm i pastër.
“Duhet të pushojmë me miratimin e vendimeve me të cilat i stimulojmë mos paguesit për shkak se kjo është jo korrekte ndaj qytetarëve që rregullisht i shlyejnë obligimet. Ndërtimi i paligjshëm duhet edhe nga kuptimi ekonomik që ta bëjmë pa leverdi që të pengojmë kujt si t’i kujtohet të ndërtojë, e më pas për një euro ta legalizojë“, u shpreh Petre Shilegov, kryetar i BNJVL-së.
Çdo mendim aktual për ligj të ri të këtij lloji është vetëm tentim për legalizimin e asaj që duhej të pengohet ose të rrënohet, shprehen nga OBRM-PDUKM-ja. Opozitarët konsiderojnë se çmimi që përmendet prej 100% taksa komunale më nuk është masë për vendosjen e rendit sa më të madh në shtet, por ndoshta për legalizimin e vikend shtëpizave dhe objekteve të shumta luksoze pa dokumente.
“Me ligjin për legalizim janë përfshirë ndërtime në një periudhë të caktuar kohore, që të vihet rend në kaosin që mbeti nga LSDM-ja, të tërhiqet një vijë për të pasur shqyrtim të mirëfilltë, cila është, e kujt është dhe sa është, e më pas shteti dhe komunat të mund të arkëtojnë tatime nga këto ndërtime, pronarët e të cilave i kanë përdorur shërbimet e njëjta infrastrukturore, pa paguar për to“, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas informacioneve që i kemi, ligji i ri nuk do të vlejë për ndërtime kontestuese në rajonin e Ohrit për të cilat rrezikohet statusi i qytetit për UNESCO. Ndryshe, të dhënat zyrtare nga Agjencia për kadastër të patundshmërive janë se deri sot janë parashtruar dhe zgjidhur pozitivisht 244.334 kërkesa për legalizim të ndërtimeve pa leje me ligjin aktual.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova