LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, gratë për 18% kanë paga me të ulëta se sa burrat për të njëjtin vend pune

Maqedoni, gratë për 18% kanë paga me të ulëta se sa burrat për të njëjtin vend pune

Tetëmbëdhjetë përqind është hendeku mes pagave të burrave dhe grave në Maqedoni është tema ku sot debatuan pjesëmarrësit e debatit, që u mbajt në organizimin e Qendrës për hetim dhe krijimin e politikave, me shënimin e ditës së nesërme për paga të barabarta mes grave dhe burrave.

Është koha kur duhet të mbyllet hendeku i pagës së grave dhe të marrin kompensim adekuat për punën e tyre, është koha që gratë të inkurajohen dhe në bisedime për pagë të kërkojnë aq sa ju takon burrave, është koha të vendosen mjete për vlerësimin e vlerës së punës dhe të barazohen pikët e punës me të njëjtën vlerë, është koha të ndalohet diskriminimi gjinor në vend të punës, ishin disa nga mesazhet që i thanë pjesëmarrësit në debat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marija Ristevska tha se debati është organizuar me qëllim të rritet vetëdija publike për hendekun që ekziston mes të hyrave të burrave dhe grave për të njëjtat vende pune.


Maqedonia e Veriut ka nënshkruar dhe ratifikuar Konventën për paga të barabarta, i ndjek rekomandimet sipas politikave evropiane por hendeku mbetet aty.

Emil Krstanovski nga Zyra Organizatës Ndërkombëtare të Punës ceku se Konventa është miratuar pas luftës së dytë botërore, vendi e ka ratifikuar, por megjithatë nuk realizohet.

Ai tha se hendeku në të ardhura është forma më e qartë i diskriminimit.

Në Maqedoni janë përpunuar 2 hulumtime në vitin 2011 dhe 2015 dhe të dyja tregojnë se në krahasim me burrat, gratë marrin mesatarisht 18-19% më pak se burrat.

“Promovuam të ketë mekanizëm objektiv ndaj gjinisë, ku do të vlerësohet të gjitha vendet e punës dhe do të tejkalohen dallimet gjinore tek të ardhurat”, tha ai.

Nikica Mojsovska Bllazhevska, drejtore e Maqedonia 2025 tha se hendeku gjinor është vetëm një element i një teme më të gjerë të pozitës së pafavorshme të grave në tregun e punës.

Një pjesë e vogël e grave janë aktive në tregun e punës. Vetëm gjusma e grave nga mosha 15-64 marrin pjesë në tregun e punës, ndërsa për burrat kjo përqindje është 70 dhe në BE ky hendek është 11%.

Sekretarja e Përgjithshme e Sindikatës së industrisë, energjetikës dhe minierave, Mare Ançeva ceku se është shumë e rëndësishme që gratë dhe sindikatat të organizohen që të kenë të drejtat e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori