LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Garë Atletike për kreativitet në arenën “Filipi i Dytë”

Maqedoni: Garë Atletike për kreativitet në arenën “Filipi i Dytë”

Këtë të shtunë (21 prill) në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup do të mbahet mitingu amator i Atletikës “Shkupi 2018”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Siç thuhet nga organizatorët ky miting i atletikës është për të gjithë ato që duan të vrapojnë, që në mënyrë rekreative merren me vrapim dhe sport, për ato që bëjnë përgatitje për Maratonën e Shkupit, apo duan t’i provojnë mundësitë dhe shpejtësitë e tyre në ndonjë disciplinë.

Në mitingun amator pjesëmarrësit do të mund të garojnë në disciplinat e 100 metra, 400, shtafeta 4 prej 400 (1.600 metra), 5.000, 10.000 metra dhe kërcim në largësi. Të gjithë të interesuarit për pjesëmarje në miting do të mundë të lajmërohen nëpërmjet ueb-faqes së “prv do vrv”.


Mitingu i Atletikës do të zgjasë nga 10 deri 16 dhe është i hapur për të gjithë të interesuarit çka dëshirojnë të marrin pjesë. Ky aktivitet organizohet nga Shoqata për Sport dhe Kreativitet “Prv do vrv” në bashkëpunim me Federatën e Atletikës në Maqedoni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori