LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, dokumentet personale me emrin e ri të shtetit do të lëshohen në shtator

Maqedoni, dokumentet personale me emrin e ri të shtetit do të lëshohen në shtator

Dokumentet e reja për qytetarët me emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, do të fillojnë të lëshohen nga muaji shtator i këtij viti, edhe pse fillimisht u paralajmërua për në fund të vitit të kaluar.

Me amendamentet e reja do të rregullohet edhe përkatësia etnike e qytetarëve të bashkësive tjera etnike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Burime nga MPB për “mkd.mk” thonë se më 5 dhjetor vitin e kaluar është nënshkruar marrëveshje mes MPB-së dhe “Veridos GmBH Berlin – Gjermani” për shpërndarjen e modeleve për dokumentet personale.


Sipas MPB, ka përfunduar blerja dhe shpërndarja e modeleve të dokumenteve personale (pasaporta, letërnjoftime, leje të vozitjeve, pasaporta zyrtare, pasaporta diplomatike, pasaporta për të huaj, leje-qëndrim të përkohshëm).

Deri në shtator, kur do të fillojë lëshimi i dokumenteve personale me emrin e ri kushtetues, qytetarët do t’i marrin dokumentet me emrin Republika e Maqedonisë, të cilët më pas do të duhet të zëvendësohen më së voni deri më 2024.

Ndryshe, për momentin në pasaportat me emrin Republika e Maqedonisë, vlen vula në të cilën thuhet: “Ky dokument udhëtimi i përket Republikës së Maqedonisë së Veriut”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori