Maqedoni: Diferencën e kontributeve të pagës minimale neto të rritur do ta paguajë MPPS-ja
![Maqedoni: Diferencën e kontributeve të pagës minimale neto të rritur do ta paguajë MPPS-ja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/05/rroga-mk-780x439.png)
Të punësuarit me pagë minimale nga muaji i ardhshëm do të kenë pagë më të lartë si rezultat i vendimit të Qeverisë për rritje të pagës minimale dhe ndihmë financiare për kompanitë për zbatimin e kësaj mase. Kjo u deklarua nga ministri i Financave Fatmir Besimi dhe drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska.
“Paga minimale nga muaji mars do të jetë 18.000 denarë për të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik. Kjo tregon përkujdesjen e Qeverisë ndaj punëtorëve dhe ngritjen e standardit të jetesës në vend. Po ashtu, kjo ndodh pikërisht në kushtet e krizës shëndetësore dhe energjetike, gjë që tregon edhe më qartë përkushtimin tonë si Qeveri për rritjen e pagave në vend. Kjo është zgjidhje sistematike që është në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ku me këtë zgjidhje përmes metodologjisë së përcaktuar, paga minimale do të mbetet e mbrojtur nga ndikimi i inflacionit dhe do të lidhet me rritjen e produktivitetit të punës”, theksoi ministri Besimi.
Ai shtoi se shteti dhe ekonomia kanë raporte partneriteti, prandaj duke pasur parasysh gjendjen e përgjithshme aktuale, në buxhet kemi ndarë 16 milionë euro për subvencionimin e pjesës së kontributeve për ngritjen e pagës minimale.
“Raportet e partneritetit dhe përkrahja ndaj ekonomisë po vazhdojnë, gjë që u dëshmua edhe në kohën e pandemisë, kur përmes pakove të masave të miratuara në vlerë mbi një miliard euro, i ndihmuam ekonomisë dhe stimuluam aktivitetin ekonomik”, tha ministri Besimi dhe theksoi lidhur me zvogëlimin e normave doganore për 258 lëndë të para dhe repromateriale që shfrytëzohen nga kompanitë vendase dhe përmes së cilave do të zvogëlohen shpenzimet e tyre, do të mundësohet zgjerimi i prodhimtarisë, krijimi i vendeve të reja të punës etj. Gjithashtu, ministri Besimi vuri në dukje edhe mundësitë në dispozicion të kompanive përmes Bankës Zhvillimore sa i përket investimeve.
Masa për rritjen e pagës minimale do të realizohet përmes Drejtorisë së të Hyrave Publike dhe lidhur me të, drejtoresha Llukarevska theksoi se Drejtoria është e gatshme për zbatimin e suksesshëm të masave paraprake antikrizë të Qeverisë.
“Masa do të zbatohet përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike me dorëzimin e përllogaritjeve të pagesës së pagave, ndërsa ndihmën financiare për pagesën e diferencës lidhur me kontributet e pagës minimale neto të rritur do ta paguajë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Procedura është e thjeshtë, gjegjësisht punëdhënësi në përllogaritjen mujore për pagesë të integruar ndaj personave për të cilët kërkohet sigurimi i ndihmës financiare nga shteti, ku këto persona shënohen me shifër të posaçme, mbi të cilën po punojmë aktualisht dhe lidhur me të do t’u njoftojmë më tutje. Në fund të muajit pas pagesës së pagës, Drejtoria e të Hyrave Publike do të dorëzojë raport lidhur me ndihmën e kërkuar financiare në MPPS, prej ku punëdhënësit do ta marrin këtë ndihmë”, deklaroi drejtoresha Llukarevska dhe shtoi se DAP-i me sukses i ka realizuar masat antikrizë dhe se është e gatshme për realizimin e kësaj mase.
Ajo shtoi se shteti do ta mbulojë diferencën e përgjithshëm në pjesën e kontributeve të pagës minimale nga 15.200 denarë që paguhet tani, deri në pagën që do të paguhet për muajin mars prej 18.000 denarëve, me ç’rast do t’u ndihmohet kompanive si dhe punëtorëve. Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagë minimale në RMV, me të cilin rritet paga minimale u miratua gjatë kësaj jave në Kuvend
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-380x233.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-380x233.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-380x233.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-780x439.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re