LAJMI I FUNDIT:

Maqedonasit në New York: Protestojmë kundër regjimit jodemokratik dhe të korruptuar në Maqedoni

Maqedonasit në New York: Protestojmë kundër regjimit jodemokratik dhe të korruptuar në Maqedoni

Maqedonasit që jetojnë dhe punojnë në New Yorkf, për herë të dytë kanë dalë së bashku për ti dhënë përkrahje kërkesave të lëvizjes “Protestoj” dhe Revolucionit laraman, lajmëron A1on, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„E shprehëm të drejtën tonë demokratike dhe përkrahjen e solidarizimin tonë të fuqishëm me protestat masive qytetare dhe Revolucionin laraman në Maqedoni për liri, drejtësi dhe barazi në Maqedoni.

Sot protestojmë kundër regjimit jodemokratik dhe të korruptuar në Maqedoni dhe kundër vendimit jo legjitim  të presidentit për falje.


Njëkohësisht dërgojmë porosi deri te establishmenti politik se koha e tyre ka kaluar, është koha për profesionistë të edukuar të cilët do të punojnë për interesin publik dhe për ardhmërinë e Maqedonisë.

Jemi të shqetësuar për krizën shumëvjeçare politike në Maqedoni dhe nga regjimi diktatorial i sundimit dhe prandaj ia japim përkrahjen tonë të plotë punës së Prokurorisë Speciale Publike, si dhe rezistencës qytetare dhe të gjithë kërkesave të lëvizjes qytetare “Protestoj”.

U ngjyrosëm larmishëm për ti dhënë përkrahje Revolucionit laraman i cili është shpëtim dhe themel për një shtet të ri, të shëndetshëm, të drejtë, të larmishëm, shumetnik dhe për një Maqedoni me prosperitet.

Ne në New York i bashkëngjitemi revolucionit laraman në Maqedoni! Mjaft zymtësisë së qeverisë, koha është për ngjyra dhe për ndryshime demokratike, për Maqedoni të lirë, demokratike dhe evropiane!, shkruajnë mes tjerash maqedonasit të cilët jetojnë në New York./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

Politikë
Kalo në kategori