Ministria e Administratës Publike ka filluar fushatën e informimit dhe konsultimit të publikut për pakon legjislative të administratës: Projektligjin për Administratën Shtetërore, Projektligjin për Zyrtarët Publikë si dhe Projektligjin për Pagat.
Ministri Mahir Yagcilar, tha se kjo fushatë 15 ditore synon përfshirjen e qytetarëve dhe shoqërisë civile, për t’i njoftuar me ndryshimet që sjellin këto ligje.
Sipas Yagcilar sot fillon një fazë qenësore në procesin vendimmarrës në miratimin e pakos për reforma publike.
“Këto tri ligje po bëhen që administrata publike të jetë në shërbim më të mirë ndaj qytetarëve, në këtë aspekt, më lejoni të nënvizoj disa segmente kryesore për projektligjet. Projektligji për administratën shtetërore përcakton rregullat për organizimin dhe funksionim e institucioneve të administratës publike dhe agjencive të pavarura të themeluara nga kuvendi, qëllimi i projektligjit është krijimi i kuadrit koherent ligjor për krijimin, drejtimin, mbarëvajtjen, përgjegjshmërinë dhe performancën e tyre. Ndërsa, projektligji për zyrtarët publik ka për qëllim krijimin e kornizës ligjore për punësim të zyrtarëve publik në institucione të bazuar në merita, integritet moral, paanësi dhe qëndrueshmëri”, u shpreh ai.
“Projektligji për paga ndërsa përcakton sistemin e pagave dhe shpërblimeve për zyrtarët dhe funksionarët publik, si dhe rregullat për përcaktimin e pagave të punonjësve të ndërmarrjeve publike në Kosovë në vija parimore. Ky projektligj pritet të adresojë problemin, sidomos me pagat të nëpunësve civil, i cili ka ekzistu një ligj, por i cili nuk ka hyrë në fuqi nga aspekti financiar, edhe ka vlejtur vetëm për 18 mijë punonjësit apo nëpunësit civil. Ndërsa me këtë ligj, me Ligjin për pagat do të bëhet përfshirja e rreth 80 mijë njerëzve, ose zyrtarëve sipas kritereve të përcaktuara nga një numër i madh i akteve ligjore dhe vendimeve të qeverisë”, u shpreh Yagcilar.
Ai ka shtuar se për shkak të kësaj situate ka një sistem jo efektiv të pagave, që ka shkaktuar pabarazi të pagave në sektorin publik.
Koordinatori shtetëror për reforma, Besnik Tahiri ka thënë se ky ligj është duke ardhur në një moment të rëndësishëm për Kosovën.
“Ajo çka ne po bëjmë me këto tri ligje, është ne po e rregullojmë në esencë raportin e institucioneve shtetërore, po e rregullojmë shërbimin civil, zyrtarin publik, dhe në bazë meritore pagën, koeficientin e zyrtarëve shtetëror. Deri më tani kemi pas kisha me thënë, kemi pas një situatë jo të mirë, kemi pas një disporpocion shumë të madh të pagave, një numër të madh të koeficienteve, të cilët përgjatë kohës kanë ra, mirëpo me këtë ligj do të formalizohet një proces i barabartë në të gjitha nivelet shtetërore, si në rregullimin institucional, si në përgjegjësi në detyrë, ashtu edhe në pagë, pra parimi është shumë i thjeshtë për punën e njëjtë, paga e njëjtë”, u shpreh Tahiri.
Visar Rushiti, nga organizata joqeveritare Demokraci Plus (D+) u shpreh se nevoja për këto ligje është përmendur edhe në Raportin e Progresit.
“Sot po bëhet një fillim i procesit nëse muj me thanë të konsultimeve publike që do të zgjatë për 15 ditë, mirëpo nëse do të jetë nevoja do të zgjatet edhe më tepër në mënyrë që të gjitha komentet e akterëve të interesuar dhe të shoqërisë civile të jenë pjesë e ligjeve. Mundem me thënë nga ajo që unë kam parë, dhe që deri diku kam kontribu në grupet punuese të këtyre projektligjeve, janë bë tri projektligje që janë shumë të mira deri në këtë fazë dhe unë do të doja që të kemi një proces të tillë gjithëpërfshirës dhe një nëse muj me thanë një konsistencë, një kohezion deri në miratimin e tyre final në Kuvend të Kosovës”, u shpreh Rushiti.
Naser Shamolli, drejtor i Departamentit ligjor në MAP, ka bërë një shtjellim të këtyre tri projektligjeve, duke treguar se procesi gjithëpërfshirës i draftimit ka filluar në shtator të vitit të kaluar.
“Si proces ka fillu në vitin 2016, me hartimin e koncept dokumenteve për dy ligjet e para, derisa është kurorëzuar si proces me hartimin dhe miratimin e koncept dokumentit për pagat, i cili përfundimisht është miratuar nga Qeveria e Kosovës në mars të këtij viti. Procesi i draftimit në fakt ka filluar në shtator të vitit të kaluar dhe u përsërit nga parafolësit që ka qenë gjithëpërfshirës, ne kemi një grup të madh të punës që përfshin gjithë akterët e mundshëm nga niveli qendror, po ashtu nga shoqëria civile”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Katër vetura përfshihen në një aksident në Shushicë të Istogut, shtatë të lënduar
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
Mexhiti për interpelancën e BDI-së: Ende po bëjnë tendenca destabilizuese vetëm për të shpëtuar veten nga drejtësia
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?