Kastriot Dervishi
Në kuadër të vizitës në Kinë, Hysni Kapo, Beqir Balluku, Hito Çako, Vasil Nathanaili dhe Behar Shtylla u pritën nga Mao Ce Duni (Zedong) më 3 shkurt 1967 në sallën nr. 118 të Asamblesë Popullore. Takimi me Maon ka gjëra të përgjithshme, por u fol për demaskimin e mjaft komunistëve në PKK, sipas 4 niveleve. Mao tha se nuk i pëlqenin epitete të tilla si “timonier, mësues, strateg, udhëheqës i madh”, por nuk kishte çfarë të bënte (athua nuk i ndalonte dot). Ai kishte qenë një mësues filloreje dhe pëlqente të mbetej i tillë. Një ndër pjesët më interesante të takimit ishte ajo në lidhje me arsimin e shokëve shqiptarë. Duke qenë se ata ishin të sajuar për të drejtuar, por revolucionarë, biseda me shokët shqiptarë bëhet shumë e këndshme dhe interesante.
Pjesë nga biseda:
Kryetari Mao: Më kanë vënë dhe disa epitete, si p.sh. mësues i madh, udhëheqës i madh, strateg i madh dhe timonier i madh. Mua nuk më pëlqejnë. Por s’kam ç’të bëj. Kudo po veprohet kështu. Ka njerëz që propozojnë se të mbetet vetëm epiteti “mësues”. Unë kam qenë mësues në shkollën fillore, sa mirë që të jem mësues i thjeshtë. Sa për profesion, nuk bëhet fjalë. Unë nuk kam ndjekur universitetin, ju a keni bërë studime në universitet?
Shoku Hysni: Asnjë.
Kryetari Mao: Po ju (duke iu drejtuar shokut Beqir Balluku)?
Shoku Beqir: As unë.
Kryetari Mao: As ju (duke iu drejtuar shokut Hysni Kapo)?
Shoku Hysni: Kam ndjekur vetëm shkollën e mesme.
Kryetari Mao: Marksi ka qenë universitar, Lenini gjithashtu. Stalini ka mbaruar shkollën e mesme, edhe unë po ashtu. Unë dyshoj në një pjesë të mirë të universitarëve, sidomos ata që kanë studiuar shkencën shoqërore. Këta njerëz po të mos edukohen, po të mos kryhet revolucioni kulturor, janë shumë të rrezikshëm këta njerëz do të bëhen revizionistë në të ardhmen. Ata që kanë studiuar letërsi, nuk shkruajnë dot romanin, as poezi. Ata që kanë studiuar filozofi nuk mund të shkruajnë artikuj filozofikë, as nuk mund të shpjegojnë fenomene shoqërore. Mësimet politike dhe juridike që kanë ndjekur ata janë të gjitha mallra të borgjezisë. Te ne nuk ka dalë ndonjë tekst mësimor. Edhe ata që kanë studiuar ekonominë. Ka shumë elemente revizioniste. Por, tani kemi disa shpresa se po bëhet luftë e ashpër.
Shoku Beqir: E ashpër, por është e mirë, është më mirë të bëhet një spastrim.
Shoku Hysni: Mbasi të mobilizohet popullit, të gjithë mund të spastrohen. Megjithatë pak kemi parë ndoshta, por kemi këtë përshtypje: i gjithë populli kinez është ngritur në këmbë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPosterët e propagandës kineze: Lart në male e poshtë në fshatra (Foto)
![Gërmo Tare, gërmo…](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/12/tufa-1-780x439.jpg)
Gërmo Tare, gërmo…
![Shqiptari në Maltë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/04/Malta-780x439.gif)
Shqiptari në Maltë
![GJETHE TË VDEKURA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/01/Jacques-Prevert-780x439.jpg)
GJETHE TË VDEKURA
![Foto e vitit 1936: Gjergj Fishta duke kurorëzuar martesën e shtypshkruesit të françeskanëve!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/fishta3-780x439.jpg)
Foto e vitit 1936: Gjergj Fishta duke kurorëzuar martesën e shtypshkruesit të françeskanëve!
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re